LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së mendon që shfrytëzimin e kriptovalutave ta vendos në korniza ligjore

Qeveria e RMV-së mendon që shfrytëzimin e kriptovalutave ta vendos në korniza ligjore

Qeveria mendon që shfrytëzimin e kriptovalutave ta vendos në korniza ligjore. Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se sipas tij, kjo është ardhmëria dhe se RMV do të jetë mes vendeve të para në rajon, të cilët do ta bëjnë këtë.

“Dëshirojmë tërë këtë legalisht ta kanalizojmë në kuadër të ligjit, por ka shumë punë të cilat duhet paraprakisht të harmonizohen dhe këtë edhe e bëjmë – i hamronizojmë ato punë që të vijmë deri te prodhimi final. Kjo është ardhmëria dhe mendoj se do të jemi mes të parëve në rajon, nëse jo edhe të parët, që bëjmë një gjë të tillë. Si do të funksionojë, do të shohim, por kjo sipas meje është ardhmëria”, deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp, kushtuar shportës së vitit të ri.

Vlera e bitkoinit për herë të parë sot tejkaloi 100.000 dollarë.


Lidhur me investimet e huaja, Mickoski e përsëriti qëndrimin se pret që për herë të parë të depërtohet barriera prej një miliardë euro investime të drejtpërdrejta të huaja.

“Përfundimisht me kuartalin e tretë, janë 838 milionë euro, ndërsa deri nga fundi i vitit pres edhe të paktën dy investime, e ndoshta edhe dy shtesë do të publikojmë, që do të jetë sinjal i mirë dhe me çka do të jemi mes vendeve udhëheqëse në rajon, nëse jo edhe udhëheqës për kokë banori”, tha Mickoski në konferencën për shtyp në Qeveri.

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori