Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të kërkojë ekstradimin e bashkëpunëtorit të Sedat Pekerit
Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të kërkojë ekstradimin e Boban Tomovskit, bashkëpunëtorit të Sedat Pekerit, i arrestuar të mërkurën në aeroportin e Stambollit. Detaje të tjera mbi lidhjet dhe qëndrimin e Pekerit në Maqedoninë e Veriut nuk jepen, ndërkohë që opozita maqedonase kërkon përgjegjësi, duke e quajtur qeverinë si hallkë të rrjetit mafioz, të mafiozit turk, Sedat Peker.
Askush nuk do të mund ti ikë përgjegjësisë. Kështu Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka komentuar lajmin mbi arrestimin gjatë mërkurës në Stamboll, të shtetasit Boban Tomovski, që konsiderohet si krahu i djathë i mafiozit turk, Sedat Peker. Ai ka thënë se për këtë rast do të ndiqen procedurat e ekstradimit, por nuk ka dhënë detaje tjera për rastin me Pekerin, hetimin mbi pajisjen e tij me shtetësi maqedonase dhe takimet e tij me zyrtarë të shumtë, derisa kishte qëndruar në Maqedoninë e Veriut.
“Ky person nuk është kërkuar për ndonjë vepër në territorin e Maqedonisë së Veriut. Është arrestuar në Turqi dhe padyshim se në bazë të proceduarave ligjore, do të ndërmerren masa për ekstradimin e tij dhe përgjegjësinë për atë për çka dyshohet. Çdonjëri që është marrë me veprimtari kriminale do ta gjejë e njëjta, sikur Tomovskin, pavarësisht nëse veprën e ka bërë këtu apo jashtë vendit. Drejtësisë nuk do të mund t’i ikë”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Mediat turke kanë raportuar se Boban Tomovski, ishte ndaluar në aeroportin e Stambollit, teksa po tentonte të udhëtonte në Egjipt, përmes territorit të Turqisë. Mediat pretendojnë për përfshirjen e tij në tregti me drogë. Pas arrestimit të tij në aeroportin e Stambollit, opozita në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar sërish nga institucionet përgjegjësi lidhur me qëndrimin në vend të Pekerit, statusin e të privilegjuarit, pajisjen e tij me një pasaportë të rreme me identitetin Xhadin Amedovski, si dhe takimet me zyrtarë të lartë shtetërorë.
“Tani arrestimi i shtetasit maqedonas në Stamboll, dëshmon se Maqedonia ka qenë dhe është një hallkë e rrjetit mafioz të Sedat Pekerit në rajon. Çmimi i gjithë kësaj është se ne tanimë, kemi një shtet me imazh të rrënuar, degradim të raporteve me Turqinë dhe rritje të mosbesimit ndërkombëtar, ndaj sistemit të sigurisë të dokumenteve personale të Maqedonisë së Veriut. Në vend se të jetë shtet aleat i Interpolit në luftën kundër mafias, Maqedonia bën të kundërtën, furnizon me pasaporta pikërisht drejtuesit e rrjeteve të fuqishme mafioze dhe strehon gjithë ata që kanë problem me Interpolin”, thotë Antonio Milloshoski, deputet i VMRO DPMNE-së, duke kërkuar përgjegjësi dhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit apo lidhjet e Pekerit, me zyrtarët e lartë shtetërorë.
Sedat Peker, ka trazuar qeverinë turke, me pretendimet për përfshirjen e zyrtarëve të saj në korrupsion. Por, ai nuk ka ofruar dëshmi për akuzat e tij ndaj qeverisë së presidentit, Recep Tayyip Erdogan.
Ish-Ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet duhet të hetojnë këtë rast, që ka ndikuar jo vetëm në raportet me Turqinë, por edhe me shtete të tjera, në kuptimin e luftës apo bashkëpunimit në luftë kundër dukurive negative.
“Ky është një shembull konkret se çfarë mund të ndodhë kur lëshon pasaporta në mënyrë kriminale dhe gjithsesi se pasojat janë evidente…Me siguri se kanë ndikuar në raportet me Turqinë, por edhe me shtetet tjera, por shpresoj se përfshirja në këtë rast e një shërbimi sekret të jashtëm, mund të amortizoj presionin ndaj Maqedonisë, pasi që në këso rastesh janë përfshirë dhe shtete të tjera, kështu që ky rast ka marrë një dimension më të gjerë. Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm që këso skandalesh të mos ndodhin, por edhe të kërkohet përgjegjësi ndaj çdonjërit që mund të ketë bërë shkelje të ligjit”, thotë Trajanov.
Sedat Peker, i cili në Turqi konsiderohet si një ndër personat më të rëndësishëm të ‘operacioneve mafioze’ që nga vitet e ‘90-ta, në dy vjetët e fundit ka gjetur strehim në Kosovë, ku kishte siguruar leje të përkohshme qëndrimi. Sikur në Maqedoninë e Veriut edhe gjatë qëndrimit në Kosovë, ai ka takuar zyrtarë shtetërorë. Peker, besohet se aktualisht gjendet në Dubai./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë