Qeveria e Maqedonisë dënon thirrjet për dhunë ndaj gazetarëve

Të turpshme dhe të papranueshme janë kërcënimet dhe thirrjet të mbushura me urrejtje nga gazetari Cvetin Çilimanov, i cili haptazi pohon se që të sulmohet kolegia e tij, thonë nga qeveria.
"Dhe në këtë rast, ne kujtojmë qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë: Zero tolerancë për çdo kërcënim, shantazh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias dhe për çdo përpjekje për agresion kundër lirisë së fjalës dhe shprehjes. Ne u bëjmë thirrje mediave, shoqatave të gazetarëve dhe institucionet e tjera në vend, sidomos prokurorisë dhe gjykatave, të veprojnë shpejt dhe në mënyrë profesionale në rast të ndonjë përpjekje për sulm ose kërcënim ndaj punonjësve të medias", thuhet në deklaratë.
Nga
Telegrafi
03/10/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































