LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës i ofron ndihmë Italisë pas tërmetit

Qeveria e Kosovës i ofron ndihmë Italisë pas tërmetit

Qeveria e Kosovës ka shprehur solidaritetin e plotë me qytetarët dhe Qeverinë italiane, në këto momente të vështira, duke i uruar shërim të shpejt të lënduarve.

Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet një komunikate ka theksuar se ka pranuar me shqetësim informatat për tërmetin e fuqishëm që goditi Italinë qendrore, duke lënduar dhjetëra njerëz dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.

Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, shpreh gatishmërinë e saj të plotë që në rast nevoje të ofrojë për ndihmë, njësitet e specializuara në kërkim shpëtim urban të Forcës së Sigurisë së Kosovës./Telegrafi/