LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar draft statutin për themelimin e AKS-së

Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar draft statutin për themelimin e AKS-së

Ekipi Menaxhues për Themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është duke punuar në hartimin e Draft Statutit të Bashkësisë në përputhje me mandatin që i është besuar nga marrëveshjet e Brukselit, dhe se do ta prezantojë tekstin e draftit në Bruksel.

Ky ekip ka thënë se draft statuti nuk i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës.


“Draft statuti nuk është dorëzuar qeverisë në Prishtinë, siç pretendohet nga disa media, por është dërguar vetëm raporti mbi punën tonë deri më tani, dhe përmes Ministrisë përkatëse për pushtetin lokal, qeveria është informuar rregullisht për dinamikën e aktiviteteve tona”, thuhet në kumtesë.

Tutje bëhet e ditur se puna e ekipit bazohet në rezultatet e dialogut të Brukselit dhe në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.

“Në punën e mëparshme, ne kemi pasur diskutime me një numër të grupeve profesionale të ekspertëve, përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe ministritë përkatëse, dhe si një organ profesional me një mandat dhe kompetencat të përcaktuara në mënyrë të qartë, ne besojmë që çdo përpjekje për politizimin e aktivitetet tona është kundër produktive dhe dëmton procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinë”, thuhet në fund të reagimi dërguar nga ekipi menaxhues i AKS-së, raporton KP.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori