LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Bujanocit pranoi 200 mijë euro nga Kosova për sanimin e dëmeve nga vërshimet

Komuna e Bujanocit pranoi 200 mijë euro nga Kosova për sanimin e dëmeve nga vërshimet

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka bërë të ditur se tashmë është realizuar transferi financiar me vlerën 200 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për komunën që ai drejton.

Këto mjete financiare do të përdoren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Bujanoc.

“Sot, realizuam edhe një transfer financiar me vlerë prej 200.000 € nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky transfer u realizua duke u bazuar në kërkesën tonë drejtuar kryeministrit Hoti për sanimin e dëmeve nga vërshimet e fundit që përfshinë komunën tonë. Mjetet e marra do të shfrytëzohen për sanimin dëmeve infrastrukturore, duke filluar nga Malësia e Bujanocit e këndej”, shkruan Arifi.


Ai ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për këtë ndihmë dhe personat përgjegjës të cilët e kanë realizuar transferin.

“Shfrytëzoj rastin të falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, kryeministrin në detyrë, deputetin e Parlamentit të Kosovës Faton Bislimin për insistimin e tij të vazhdueshëm, si dhe një falënderim të posaçëm për drejtorin e Thesarit të Kosovës Ahmet Ismajli për angazhimin e tij të pakursyer që mjetet të transferohen sa më shpejt”, shkruan Arifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori