Qeveria Britanike ka nisur një fushatë paralajmëruese për të dekurajuar shqiptarët që të emigrojnë ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Fushata përfshin reklama digjitale që do të transmetohen gjatë muajit të ardhshëm në Shqipëri, me qëllim ndërgjegjësimin mbi rreziqet dhe shfrytëzimin që sjell trafiku i paligjshëm i njerëzve.
Një nga reklamat tregon historinë e një të riu shqiptar, i cili, pasi u mashtrua me premtime për një punë të paguar mirë, përfundoi duke u shfrytëzuar si “skllav”. Një tjetër rrëfen historinë e një emigranti i cili tregon: “Më thanë se do më duhej të punoja për të shlyer borxhin e udhëtimit, por nuk më thanë sa gjatë ose sa shumë do të paguaja”.
Reklamat mbyllen me mesazhin: “Përpjekja për të hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar mund t’ju kushtojë gjithçka”, duke nxitur qytetarët të marrin informacion të saktë për migracionin e paligjshëm dhe pasojat e tij.
Sipas qeverisë britanike, fushata synon të luftojë “mitet dhe dezinformatat” që trafikantët përdorin për të joshur emigrantët. Në vitin 2022, një rekord prej 12 000 shqiptarësh kaluan Kanalin e La Manshit me varka të vogla, por numri i tyre ka rënë ndjeshëm pas marrëveshjes së kthimit të shpejtë midis dy vendeve.
Bandat kriminale shqiptare përdorin rrjetet sociale, si TikTok, për të rekrutuar punëtorë në fermat e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar. Për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore, këto grupe po ofrojnë përqindje të fitimeve nga shitjet e drogës në rrugë, në vend të pagave fikse.
“Kjo fushatë synon të prishë modelin e biznesit të këtyre grupeve kriminale dhe të mbrojë njerëzit nga mashtrimet dhe shfrytëzimi”, tha Martin Heëitt, kreu i Komandës së Sigurisë Kufitare në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë