Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka miratuar sot 3 Marrëveshjet financiare në vlerë prej 158 milionë euro, të cilat janë negociuar paraprakisht me Qeverinë e Francës, Qeverinë e Hungarisë, Qeverinë e Austrisë , si dhe ka miratuar Garancinë Shtetërore me BERZH-in për Linjën e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës në vlerë prej 24 milionë euro.
Ministri i Financave Avdullah Hoti në prezantimin e këtyre marrëveshjeve para kabinetit qeveritar, në lidhje me Projektligjin për Marrëveshjen Financiare me Qeverinë e Austrisë, bëri të ditur se ”Çështja kryesore e trajtuar në këtë Projektligj është ratifikimi i Marrëveshjes për Bashkëpunim Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë e përfaqësuar nga Ministria Federale e Financave, marrëveshje kjo e cila i mundëson Qeverisë së Republikës së Kosovës marrje të huas nga Qeveria Austriake në vlerë deri në 30,000,000.00 € për investime në projekte të ndryshme kapitale”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, në Programin e saj 2015-2018 ka paraparë investime në sektorin e ujërave, si për përpunimin e ujërave të zeza gjithashtu edhe në investimin në përmirësim të furnizimit me ujë të pijes. Sektorë tjerë që marrëveshja do të përfshijë janë edhe ai i shëndetësisë, edukimit, bujqësisë etj. Investimet në sektorët e lartpërmendur kontribuojnë në implementimin e Programit të Qeverisë. Me këtë marrëveshje, Qeveria Austriake i jep mundësi Qeverisë së Republikës së Kosovës të marr hua në vlerë deri në 30,000,000.00 €, prej të cilave veç se janë dedikuar 5 milionë për projektin e Ministrisë Arsimit – E-Edukimi, si dhe 2.6 milionë për projektin e Ministrisë së Shëndetësisë – Kardiologjia, që do të thotë se kanë mbetur edhe 22.4 milionë euro për tu investuar”, shtoi Ministri Hoti.
Ministri Avdullah Hoti në lidhje me Projektligjin për Ratifikimin e Protokollit Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze, dhe të Marrëveshjes për Hua për zbatimin e këtij Protokolli ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit të Qeverisë Franceze – NATIXIS, bëri të ditur se “ Më 5 korrik të vitit të kaluar kemi nënshkruar Protokollin Financiar për bashkëpunim ndërshtetërorë me Qeverinë Franceze. Në këtë marrëveshje është parashikuar nënshkrimi i marrëveshjes për Hua për financimin e Projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Prishtinë, Fushë-Kosovës dhe Obiliqit. Më 19 janar të vitit aktual kemi nënshkruar edhe Marrëveshjen për Hua me ç ‘rast i kemi kompletuar Marrëveshjet e nevojshme për fillimin e përgatitjeve për realizim të projektit në fjalë. Kjo Marrëveshje ka një vlerë totale 66 milionë euro, normë efektive të interesit vjetorë 0.036%, grejs periudhë 5 vite, si dhe një periudhë të kthimit 25 vite”.
Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar, sipas ministrit Avdullah Hoti është një Kornizë për bashkëpunim financiar në mes të dy shteteve tona për financimin e projekteve në sektorët e ujërave/ujërave të zeza si dhe infrastrukturës.
Sipas tij, Marrëveshja me Qeverinë e Hungarisë ka një vlerë totale 62 milionë Euro, normë efektive të interesit vjetorë 0.00%, grejs periudhë 1.5 vite, si dhe një periudhë të kthimit 17 vite.
Ndërsa, sa i përket miratimit të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë për FSDK-Linja e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (MF), ministri Avdullah Hoti bëri të ditur se “Ministria e Financave pas dhënies se pëlqimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës për emetimin e garancionit shtetëror ndaj BERZH-it për Linjën e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK), aprovimit të Qeverisë për nismën e negociatave dhe autorizimit të pranuar nga Presidenti i Kosovës, ka zhvilluar negociatat me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH-in) dhe kemi nënshkruar Projektligjin për Marrëveshjen Ndërkombëtare të Garancisë Shtetërore për Linjën e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK).
“Vlera financiare e kësaj marrëveshje është 24 milionë euro e ndarë në tri transhe: 14 milionë zotohen me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Financiare, 6 milionë të pa zotuara por për t’u bërë efektive në vitin 2018 (me rastin e rritjes në nivelit të shumës së depozitës së siguruar nga 4,000 në 5,000 Euro), si dhe 4 milionë për t’u bërë efektive në vitin 2020 (me rastin e skadimit të Linjës së parë kreditore)”, shtoi Ministri Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë