Novavax Inc., një nga kompanitë kryesorë farmaceutike në garën për të zhvilluar një vaksinë për COVID-19, do të marrë 1.6 miliard dollarë nga programi i qeverisë amerikane për të zhvilluar vaksinën e saj eksperimentale.
Fondet do ta ndihmojnë kompaninë të kryej testimin, komercializimin dhe prodhimin e një vaksine të mundshme të coronavirusit në Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të sigurohet shpërndarja e 100 milionë dozave deri në janar 2021.
Fondet e dhëna për Novavax janë më të mëdhatë që jepen nga “Operacioni Warp Speed”, programi i Shtëpisë së Bardhë që synon të përshpejtojë qasjen tek vaksina dhe trajtimet për të luftuar coronavirusin që shkakton COVID-19.
“Këto fonde do të sigurojnë prodhimin e 100 milionë dozave, të cilat do të shpërndahen duke filluar nga tremujori i katërt i këtij viti, dhe mund të përfundojnë deri në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm”, i tha shefi ekzekutiv i Novavax, Stanley Erck agjencisë Reuters.
Fondet do të mbulojë gjithashtu koston e fazës së tretë dhe më të madhe të testimit të vaksinës tek njerëzit, që mund të fillojë qysh në tetor.
Njoftimi pason një investim prej 456 milionë dollarësh për vaksinën eksperimentale të kompanisë Johnson & Johnson në mars, një fond prej 486 milionë dollarësh për Moderna Inc në prill, dhe deri në 1.2 miliard dollarë mbështetje në maj për vaksinën e kompanisë AstraZeneca që po zhvillohet me Universitetin e Oksfordit.
Qeveria amerikane i dha gjithashtu kompanisë Emergent Biosolutions 628 milionë dollarë për të zgjeruar kapacitetin e brendshëm prodhues për një vaksinë të mundshme të coronavirusit dhe ilaçeve për të trajtuar COVID-19.
Një vaksinë e sigurt dhe e efektshme shihet si kritike për t’i dhënë fund një pandemie që ka marrë mbi gjysmë milioni jetë njerëzish në të gjithë botën, rreth një e katërta e tyre në Shtetet e Bashkuara.
Kompania me bazë në Gaithersburg të Merilendit nuk ishte në listën e finalistëve për zhvillimin e vaksinave të Operacionit Warp Speed raportuar nga gazeta New York Times që përfshinte Modernën, AstraZeneca, Pfizer Inc, J&J, dhe Merck & Co.
Në maj, Novavax mori një financim shtesë prej 388 milionë dollarë për zhvillimin e vaksinës COVID-19 nga Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI) pas një investimi prej 4 milionë dollarësh në mars. Në qershor, Departamenti amerikan i Mbrojtjes i dha kompanisë 60 milionë dollarë për të mbështetur prodhimin e 10 milionë dozave të vaksinës së saj në vitin 2020.
Kompania është në proces të transferimit të teknologjisë së saj të vaksinave tek një prodhues kontraktor të paidentifikuar që ka dy lehtësira të mëdha prodhuese, tha drejtori ekzekutiv Stanley Erck.
Kjo është përveç punës që po bëhet nga Emergjent Biosolutions që po prodhon doza për të furnizuar provat klinike më të vogla të hershme dhe të mesme të kompanisë.
Novavax gjithashtu ka një fabrikë prodhuese në Republikën Çeke dhe shpreson të ketë dy të tjera në Evropë dhe një në Azi, tha Erck. Kompania po punon gjithashtu me një prodhues në Indi.
“Ne bëjmë një proteinë të cilën e përziejmë me një ndihmës kimik për të stimuluar një reagim më të mirë imunitar. E kemi bërë këtë për një dekadë që kam qenë me kompaninë. Kjo është vaksina ime e tretë për coronavirusin. Kemi bërë një për SARS dhe një për MERS. Kemi bërë një vaksinë për Ebolën. Pra, platforma është përdorur. Njerëzit e kuptojnë se është e sigurt. Ata e pranojnë se ka qenë e efektshme në sëmundje të tjera, kështu që është një teknologji e provuar. Dhe tani ne vetëm duhet ta modifikojmë atë për coronavirusin e ri”, tha shefi ekzekutiv i kompanisë. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Paralajmëron zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë: SHBA mund të rishikojë kufirin kanadez

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump Zelensky

Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen për mineralet

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn – dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet