Komuna e Kamenicës është ndër komunat e para që u prekën me virusin SARS-COV-2. Krahas shëndetit të shumë qytetarëve u prek edhe ekonomia e këtij qyteti. Përpos COVID-it, kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, u përball edhe me pakënaqësinë rreth reformës në arsim. Me zgjedhjet e reja lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, Kastrati ende s’e ka vendosur nëse do të rikandidojë edhe për një tjetër mandat.
Si pasojë e pandemisë në komunën e Kamenicës gjatë vitit që lamë pas janë shuar mbi 30 biznese ndërsa rreth 50 persona kanë mbetur pa vendin e tyre të punës.
Kryetari Qëndron Kastrati thotë se numri i tyre mund të jetë edhe më i lartë pasi ka edhe biznese që nuk kanë mbyllur formalisht veprimtarinë e tyre.
Kastrati thekson se Kamenica ka qenë një prej komunave me buxhet më të vogël, ku përkundër kësaj, thotë se si komunë kanë arritur të përballojnë situatën e shkaktuar nga COVID-19. Ai shton se kanë arritur të realizojnë rreth 80 për qind të buxhetit gjatë vitit që lamë pas, duke thënë se ky është suksesi më i madh i arritur marrë parasysh rënien e të hyrave për shkak të pandemisë.
Në një intervistë për KosovaPress, i pari i Kamenicës thotë se kanë dhënë kontributin e tyre maksimal për t’i bërë ballë pandemisë.
“Janë diku 29 biznese që janë mbyllur formalisht dhe i kanë pasur 43 punëtorë. Por, për hir të vërtetës, realiteti është shumë më shumë se kaq. Ne ende nuk e kemi një kulturë ku shkon e mbyllë biznesin (në institucione). Kamenica është prekur edhe pak më shumë për faktin se tek ne bizneset kryesisht funksionojnë ose gjerojnë të ardhura gjatë sezonit të verës, ku llogaritet se çdo i treti i Kamenicës është në diasporë dhe kryesisht janë në Zvicër, ku standardi është më i lartë dhe verës është një ndihmë jashtëzakonisht e madhe. E gjatë sezonit të verës, në veçanti Zvicra nuk i ka lejuar qytetarët të vijnë në Kosovë ose në vende të tjera, ka qenë gjatë shtatorit një pjesë dhe tash në kohën e festave të fundvitit po duket një ardhje më e madhe”, thotë Kastrati.
Gjatë vitit që lamë pas Kamenica u përballë me dy raste të rënda të vdekjes si rezultat i infektimit me COVID-19, e që ishin vdekja e një 27-vjeçari dhe vdekja e 5 anëtarëve të një familjeje, raste të cilat edhe Kastrati vlerëson të jenë më të rëndat për këtë komunë për vitin 2020.
E përkundër sfidave me të cilat u përballën, ai thotë se QKMF-ja ka arritur të menaxhojë pandeminë.
Krahas kësaj, Kastrati thotë se komuna është kujdesur që të ndihmojë qytetarët e saj me subvencione, për çka thekson se e gjithë ndihma që u është ofruar atyre mbetet simbolike, sidomos nëse krahasohet me ndihmën që kanë dhënë vendet e tjera për qytetarët e tyre.
“Janë mbi 400 mijë euro që janë ndarë subvencione, nëse e krahason me Prishtinën janë pak, nëse e krahason me të kaluarën në Kamenicë, veç 9 mijë euro për të gjitha kategoritë, atëherë është një vlerë e madhe. Ndihma është më shumë simbolike që komuna po e shtrinë dorën dhe po arrin të ndihmojmë sadopak. Gjithashtu, ka subvencione ku janë liruar prej krejt pagesave që është dashur të bëhen p.sh. në QKMF secili i dyshuar është liruar nga këto shpenzime dhe ka qenë përballueshme dhe ide shumë e mirë. Gjithashtu, janë subvencionuar foshnjat, studentët, shoqatat. Në përgjithësi është bërë një ndihmë, shumëfish më shumë se që ka qenë më herët, në rrethana normale, por prapë e pamjaftueshme”, thotë ai.
Komuna e Kamenicës, krahas sfidës në luftimin e pandemisë u ballafaqua edhe me protesta kundër reformës në arsim, ku kjo e fundit përfundoi në gjykatë. Gjykata Themelore në Prishtinë konsideron që reforma duhet të pezullohet, por që komuna e ka ankimuar atë në Gjykatën e Apelit.
Qëndron Kastrati thotë se do të pranojë vendimin e gjykatës, cilido që të jetë ai, porse shton se ka shumë faktorë që e bëjnë të domosdoshme reformën në arsim. E një ndër to, ai thotë të jetë edhe demografia.
Kastrati thotë se është e kuptueshme që reformat të priten në mënyrë të tillë, porse thekson se për këtë fillimisht kishte biseduar me institucionet relevante dhe subjektet politike, ku për këto të fundit thotë se janë tërhequr për shkak të interesave partiake.
Sipas tij, duhet të jenë së paku 20 nxënës në klasë që ata të kenë një edukim dhe zhvillim sa më cilësor.
“Unë paraprakisht u jam konsultuar me të gjitha institucionet relevante, me të gjitha subjektet politike dhe të gjithë më patën garantuar mbështetje që do ta shtyjnë përpara. Pastaj, kur filloi rezistenca e qytetarëve, shumë prej politikanëve mendojnë: ‘a është një moment ta fitojmë një grup vota’, dhe nuk ka mundësi me u përkrahë ajo që është e drejtë dhe e duhura për të ardhmen, për fëmijët, për arsimin. Diku 75 përqind, po flas si shkolla, si vendbanime, janë duke e respektuar reformën, por nëse e kthen në numër të nxënësve më shumë janë ata që nuk janë duke e respektuar sepse është nostalgjia në raport me fshatin. Është dallim botëkuptimesh. Për mua është me rëndësi dhe kam kërkuar që fëmijët në Kamenicë të kenë një edukim sa më cilësor dhe të kenë një zhvillim si duhet, ndërsa dikush mendon që ia vlen të sakrifikojë edhe fëmijët, që fshati ta shfrytëzojë atë objekt për shkollë, edhe pse ne jemi duke menduar t’i shfrytëzojmë ato objekte për diçka tjetër që e kanë karakterin e arsimit, edukimit”, thekson ai.
E ndër sukseset më të mëdha të këtij viti, ai thotë se është realizimi i projekteve, apo 80 për qind e buxhetit.
“Komuna e Kamenicës ka qenë një prej komunave me buxhet më të vogël dhe që është ndikuar më shumë, këto kanë qenë sfidat më të mëdha, me u marrë me pandeminë, me të cilën ende jemi duke u marrë, e me arrit t’i parandalojmë të gjitha të panjohurat, me qenë gati për secilën rrethanë. Është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe dhe jam i kënaqur për atë që kemi bërë deri më tash dhe uroj që edhe muajt në vazhdim të jetë e përballueshme për neve si institucione ta menaxhojmë. […] pas min. 1’27” Si suksese, duke e pasur parasysh edhe pandeminë, edhe masat, edhe kolegët pavarësisht prej moshës dhe gjendjes shëndetësore, jam i kënaqur që 80 për qind të buxhetit është arritur të realizohet, duke e marrë parasysh që kanë rënë shumë të hyrat”, thotë Kastrati teksa shton se në këtë aspekt ka qenë e mirëpritur ndihma e Qeverisë dhe e diasporës.
Ai flet edhe për kandidaturën e tij për mandat të dytë në krye të Kamenicës, për çka thotë se varet nga nevojat e qytetarëve. E nga posti i kryetarit të Kamenicës, Kastrati thotë se do të mund të largohej vetëm nëse do të kishte diçka më sfiduese e ku do të mund të kontribuonte më shumë.
“Besoj që është prej intervistave të fundit që ende nuk kam vendosur, por shumë shpejt besoj që duhet të vendos. […] Ndërlidhet në raport me projektet, me mësimin, me qeverisje. Unë mundohem gjatë gjithë kohës ta shtyjë veten që të mos mendoj në raport me privilegjet që t’i jep detyra e kryetarit, më shumë të mendoj në raport me përgjegjësitë dhe se a kanë qytetarët nevojë për një qasje të tillë. Tani mua më takon me paraqit ofertën, botëkuptimin, atë që mendojmë se duhet me u bë. Ju takon qytetarëve me vendosë atë që është e duhura ose e nevojshmja për kohën”, thotë ai.
Krejt në fund, Kastrati uron që pandemia të përfundojë sa më shpejt dhe që bizneset të kthehen në nivelin e duhur, teksa shpreh mirënjohje për Policinë e Kosovës dhe inspektorët, për të cilët thotë se kanë kryer punën e tyre me përgjegjësi të plotë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj