LAJMI I FUNDIT:

Qëndroi për katër ditë në pyllin ku ka edhe arinj, momenti i shpëtimit të pesëvjeçares – fjalët e saj lanë pa fjalë të gjithë

Qëndroi për katër ditë në pyllin ku ka edhe arinj, momenti i shpëtimit të pesëvjeçares – fjalët e saj lanë pa fjalë të gjithë

Një pesëvjeçare ka shpëtuar nga kthetrat e një ariu të egër pasi u shpëtua nga shërbimet e emergjencës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zarina Avgonina, kishte humbur për katër ditë në pyjet ruse ku ka edhe arinj, pasi u përpoq të ndiqte pas gjyshen e saj që kishte shkuar për të mbledhur kërpudha.

Fillimisht u krijua frika se Zarina mund të jetë mbytur pasi pyjet në zonën e Nizhny Novgorod kanë lumenj të thellë dhe të shpejtë.


Dhe kjo frikë ishte rritur pas qenët e shpëtimit nuk kishin arritur të gjejnë ndonjë gjurmë të saj, për të cilën u tha se është ‘e ndrojtur dhe e trembur nga burrat’.

Por shpresat u rritën kur shpëtimtarët gjetën gjurmët e saj.

Gjithsesi, asgjë nuk ishte e sigurtë, aq më pak kur në ato pjesë ishin vërejtur edhe gjurmë të ariut.

Megjithatë, një kërkim masiv përfshirë vullnetarë u realizua për vajzën me gra në secilin grup të vendosur për të thirrur emrin e saj – në mes të frikës se ajo do të fshihej nga burrat.

Në pjesën e fundit të natës të kërkimit, një ekip shpëtimi arriti të ndiqte gjurmët e saj dhe pa sytë kafe të vajzës së frikësuar “mes një grumbulli degësh”.

Zarina u zbulua se vuante nga rraskapitja dhe dehidratimi i rëndë, e lumtur që të shijojë çdo furnizim të ofruar nga ekipi i shpëtimit.

Në pyetjen e njërit prej shpëtimtarëve që e kishte kapur vajzën në krahë, nëse është e frikësuar, ajo i është përgjigjur në mënyrë interesante – madje duke befasuar të gjithë: “Jo! Unë jam vetëm e etur dhe dua të ha tortë dhe të shkoj në shtëpi!”.

Zarina u gjet rreth një milje nga fshati Stepanovka nga ku ishte zhdukur. Ajo u transportua më vonë nga pylli dhe u dërgua në spital. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Babai udhëton gjashtë orë për të përqafuar vajzën, skena prek më shumë se 10 milionë njerëz

Babai udhëton gjashtë orë për të përqafuar vajzën, skena prek më shumë se 10 milionë njerëz

Fun
Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite

Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite

Fun
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

"Fati në duar të gruas": Burri fiton gjysmë milioni dollarë në lotari pas udhëzimeve të gruas së tij

Interesante
Një UFO gjigante xhirohet mbi centralin atomik në Fukushima

Një UFO gjigante xhirohet mbi centralin atomik në Fukushima

Kalo në kategori