LAJMI I FUNDIT:

Qëndrimi në fshat gjatë pandemisë i ka kushtuar Rita Orës rreth 33 mijë euro

Qëndrimi në fshat gjatë pandemisë i ka kushtuar Rita Orës rreth 33 mijë euro
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e ka kaluar gjithë periudhën e izolimit në një shtëpi në fermë, në një fshat në veri-perëndim të Londrës.

Ajo shkoi atje me shoqërinë për të qëndruar për vetëm disa ditë, ku edhe do të kompozonin këngët për albumin e saj të tretë, por që më pas Londra u fut në karantinë dhe ata mbetën të bllokuar aty pa mundësi largimi.

Vendimi i Rita Orës për të qëndruar në Cotswolds përpara se qeveria të impononte bllokimin e mundësisë së largimit nga fshati në shtëpinë e saj në Londër, i ka kushtuar asaj jo më pak se 30 mijë funte (33 mijë euro), siç zbulon mediumi Daily Star Online.


Foto: Rita Ora/Instagram

Princesha e muzikës pop, e cila kohët e fundit publikoi këngën “How to be lonely” qëndroi për muaj me radhë në këtë rezidencë mahnitëse në fshat, e cila kap vlerën prej 1.2 milion funtesh (1.3 milion euro) dhe ndodhet në fshatin Cotswolds. Ajo ka qëndruar atje që nga muaji mars.

Duke kushtuar rreth 416 funte (465 euro) për qëndrimin në një natë, shtëpia e gjerë e shekullit të 11-të krenohet me gjashtë dhoma gjumi dyshe, katër banjo, një zonë të madhe në natyrë dhe një sistem të ndërtuar me altoparlantët Bose.

Ndërsa nuk dihet se sa kohë do të qëndrojë Rita në fermën në fjalë para se të kthehet në Londër, prona është prenotuar deri më datë 30 dhjetor 2020.

Foto: Rita Ora/Instagram

Një burim i brendshëm pranë këngëtares tha: “Rita u zhvendos në javën e tretë të marsit, por prona është prenotuar deri në fund të vitit. Është larg botës nga jastëku i saj në Londrën Perëndimore dhe jeta dinamike e saj”.

“Të paguash 416 funte (465 euro) për një natë nuk është e lirë, por kur je një nga femrat më të pasura në muzikë mund të mos jetë edhe aq keq”, ka thënë një burim i brendshëm.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Kjo që u tha, për shkak të vazhdimit të pandemisë së deritanishme fatura për qëndrimin është afër 30,000 funte (33,000 euro). Nëse Rita përfundon duke qëndruar atje gjatë gjithë vitit, qiraja vetëm do të ishte mbi 100,000 funte (111 mijë euro)”, ka thënë më tej burimi.

Rita, e cila thuhet se ka të hyra vjetore rreth 12 milionë funte (13.4 milionë euro), ka përdorur kohën e saj në mbyllje për të punuar në albumin e saj të tretë.

Rita Ora për vrasjen e paprecedentë të afro-amerikanit Floyd citon Luther Kingun: Vjen një kohë kur heshtja është tradhti
Lexo po ashtu Rita Ora për vrasjen e paprecedentë të afro-amerikanit Floyd citon Luther Kingun: Vjen një kohë kur heshtja është tradhti

“Studio është streha ime e sigurt. Unë kam shumë fat që kam hapësirë për të krijuar dhe bërë muzikë në izolim”, shpjegoi ajo.

“Unë kam qenë në gjendje të eksperimentoj muzikalisht dhe të bëj gjëra që nuk do të kem zakonisht kohë për të bërë – kompozim, luajte në instrumente, incizim zëri, mësime në kitarë, megjithëse ende nuk mund të luaj vërtet”, ka thënë 29-vjeçarja. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina
Kalo në kategori