Qëndrim Zyba së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari i ri i klubi polak Legia Varshava, pasi sipas mediave polake ai i ka kaluar me sukses testet mjekësore.

Përfaqësuesi i Kosovës, që ka shkëlqyer te Ballkani në vitet e fundit, ka kaluar me sukses testet mjekësore në klubin kryeqytetas polak, shkrua mediumi Meczyki.


Siç është shkruar edhe më herët,  Zyba  do të kushtojë Legias diku rreth 500 mijë euro.

Zyba 1

Mesfushori ka qenë nën vëzhgim prej disa muajsh nga klubi dhe së fundmi ai luajti mirë në një ndeshje miqësore kundër Jagiellonia Bialystok, të cilin e ndoqën  nga afër Jacek Zielinski  (drejtor sportiv i klubit) dhe Radoslaë Mozyrko  (kreu i skautingut).

Zyba ka luajtur katër ndeshje për Kosovën, ku debutoi në tetor të vitit të kaluar.

Mesfushori qendror këtë sezon ka luajtur 28 herë për FC Ballkani, ka shënuar 4 gola, ka dhënë 1 asistim. /Telegrafi/

telegrafi sport app