LAJMI I FUNDIT:

Qendra Tregtare “The Village” në Ferizaj, po rritet

Qendra Tregtare “The Village” në Ferizaj, po rritet

“The Village” është një Qendër Tregtare në Qytetin e Ferizajt e përbërë prej më shumë se 40 dyqaneve funksionale me brende të njohura ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare.

Qendra është projekt i zhvilluar nga “Oxa Group” holding, kompani kjo e cila njëherësh është edhe pronare e “The Village”, ndërsa për menaxhimin e saj përkujdeset kompania e kontraktuar ndërkombëtare “OCM International”.

Projekti i radhës i cili po përmbush me përsosmëri qendrën, është “The Food Court”, projekt ky i cili do të shtoj edhe 18 lokale të reja, shumica e të cilave do të ofrojnë ushqime të shijshme nga kuzhina të ndryshme, që së bashku me lokalet e tjera luksoze do të ndajnë tarracën e mrekullueshme dhe moderne në qendër.

“The Food Court” do të jetë zona më e frekuentuar me njerëz dhe si e tillë është një mundësi e shkëlqyer për brendet dhe bizneset që të zgjerojnë aktivitetin e tyre dhe të i bashkohen qendrës më unike dhe gjithnjë në rritje The Village – Shopping & Fun. /Telegrafi/