Qendra Kulturore në Tetovë, ende në fazën e parë të punimeve (Video)

Qendra Kulturor në Tetovë ende është në fazën e parë të ndërtimit edhe pse në dhjetor të vitit të kaluar drejtuesit e saj kishin premtuar mbylljen punimeve brenda gjashtë muajve. Drejtori Artan Arsllani nuk ka një datë të saktë se kur pritet të mbyllen punimet ndërsa vonesat i arsyeton edhe me zhvillimet në Ministrinë e Kulturës duke aluduar në dorëheqjen e kreut të këtij dikasteri.
“Kishte ngecje të vogla që u zgjodhën për një kohë të shkurtër dhe punimet vazhdojnë në objekt dhe sa kam informacion prej firmës janë në përfundim e sipër po për afat nuk mund të jap afat konkret kur mund të kryhen punët… Shumica janë dëshmitarë me atë që ndodh në Ministri, normal shërbimet punojnë por aty stagnon puna derisa të merren vendimet e nevojshme për ta përshpejtuar punën, por gjithsesi ne jemi në komunikim të përditshëm me ata”, deklaroi Artan Arsllani. Drejtor i Shtëpisë së kulturës.
Ndërtimi i Qendrës për Kulturë në Tetovë ishte premtuar që para nëntë viteve. Më 6 tetor të vitit 2010, ministrja e atëhershme e Kulturës, Elizabeta Kançeska- Milevska kishte prezantuar zgjidhjen ideore për pamjen e teatrit multifunksional, që duhej të ofrojë teatër, kinema dhe bibliotekë. Gurë-themeli për ndërtimin e këtij objekti u hodh më 28 nëntor të vitit 2014.
Kostoja e fazës së parë për ndërtimin e objektit ishte projektuar në13.5 milion euro ndërsa me fillimin e fazës së dytë dhe shpalljen e tenderit për rregullimin e brendshëm çmimi do të arrijë në 40 milion euro.
Qeveria e mëparshme përmes një konkluzioni i kishte kërkuar nga drejtuesit e institucionit që ti përmbahet mjeteve të përcaktuara prej 13.5 milion euro, por përkundër kësaj ata kanë kontraktuar marrëveshje bazuar në projektin themeltar të projektuar në 40 milion euro, e që mund të jenë edhe një nga arsyet për zvarritjen e punimeve të objektit.
“Në biseda në nivelit qendror, është thënë se buxheti është shumë i madh dhe mundësisht të ndahet në një periudhë tre vjeçare, që të mos ketë pengesa në pagesë”, tha Artan Arsllani.
26 milion eurot që janë paraparë për rregullimin e brendshëm të objektit do të paguhen gjatë tre viteve të ardhshme, që nënkupton se Qendra për kulturë do të ndërtohet në faza dhe nuk do të jetë gati deri në vitin 2021.
Pas vetëm dy muajsh, në këtë objekt do duhet të fillojë faza e dytë e ndërtimit, ajo e rregullimit të brendshëm, zërimit dhe i sallave. E njëjta fazë, sipas planifikimeve do duhej të përfundojë për një vit e gjysmë, por sipas drejtuesve të projektit, kjo fazë do të zgjas tre deri në katër vite shkaku se nga ana e Qeverisë është kërkuar që, meqë bisedohet për buxhet më të madh, të ndahet në tre pjesë.
Alsat më parë ka njoftuar se format si janë arritur marrëveshjet dhe procedura e tenderimit janë në procedurë hetimi nga policia financiare lidhur me zgjedhjen e modelit “çelësi në dorë” që nënkupton projektimin dhe ndërtimin e objektit në tërësi, model ky që sipas përvojave të furnizimeve publike është i rrallë./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=k64lEUajNI4
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Transparency International RMV, raste të reja korrupsioni në muajin shkurt 2025

SPAK heton organizatën kriminale që ‘skllavëroi’ 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës