LAJMI I FUNDIT:

Qendra e Bashkimit, Endrit Hysenagolli ishte MVP i xhiros së 17-të

Qendra e Bashkimit, Endrit Hysenagolli ishte MVP i xhiros së 17-të
(Foto: basketbolli.com)

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Në bazë të indeksit, basketbollisti më i mirë i javës së 17-të është zgjedhur, qendra e Bashkimit dhe Kombëtares Shqiptare, Endrit Hysenagolli.

Ai ndaj Vëllaznimit shënoi 20 pikë, kishte edhe 17 kërcime dhe dy asistime, derisa indeksin e lojës e kishte 33.

Hysenagolli u përball me qendrën e Vëllaznimit, Emmanuel Omogbo, i cili gjithashtu zhvilloi një ndeshje të mirë.


(Foto: basketbolli.com)

Që nga transferimi në Bashkim, Hysenagolli ka zhvilluar ndeshje të mira, derisa kjo është hera e parë që shpallet MVP i xhiros në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndërkohë, Top-5 basketbollistët me indeksin më të lartë në xhiron e 17-të janë: Emmanuel Omogbo i Vëllaznimit 33, Endrit Hysenagolli i Bashkimit 33, Brandon Walter i Pejës 29, Dion Dixon i Pejës 27 dhe Isaiah Traylor i Rahovecit 26.

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Kalo në kategori