Qëlloi me armë në drejtim të një lokali në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një incidenti ku dyshohet se ka shtënë me një armë të gjatë në drejtim të një lokali në kryeqytet.
Ankuesi, një mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e të shtënave.
Ai kishte marrë edhe një mesazh kërcënues në telefonin e tij para incidentit.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe hetimet për këtë rast vazhdojnë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/01/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































