Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet që qëllimshëm me veturën e tij e kishte goditur veturën e ish-gruas. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:20, në Ferizaj.


Tutje bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale në dy veturat, lëndime ka pësuar viktima dhe i dyshuari.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet që qëllimshëm me veturën e tij e kishte goditur veturën e viktimës femër kosovare. Përveç dëmeve materiale në dy veturat, lëndime kanë pësuar viktima dhe i dyshuari dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa viktima është transferuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/