LAJMI I FUNDIT:

Qëllimi i gjenocidit në Prekaz

Qëllimi i gjenocidit në Prekaz

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, në 25 vjetorin e gjenocidit të ushtrisë dhe policisë serbe në Prekaz, ka përsëritur një deklaratë të Ratomir Taniq, përfaqësues i ekipit serb të asaj kohe që zhvillonte negociata me Kosovën, me të cilën tregohej qëllimi gjenocidar të sulmit mbi Prekaz, si dhe ka publikuar emrat e listën e të vrarëve në aktin gjenocidar më 5 – 7 mars 1998.

Kjo qendër rikujton se katër ditë pas krimit të gjenocidit që forcat e armatosura të Serbisë kryen më 28 shkurt dhe 1 mars të vitit 1998 në fshatrat Likoshan dhe Qirez të Komunës së Skenderajt duke vrarë 24 civilë shqiptarë, projekti serb për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës vazhdoi në Prekaz.


Qëllimin gjenocidar të sulmit mbi Prekaz e nxjerr në shesh edhe Ratomir Taniq, përfaqësues i ekipit serb të asaj kohe që zhvillonte negociata me Kosovën. Bëhet fjalë për një politikan serb që deklaron haptas se “kishte qëndrim tejet negativ ndaj shqiptarëve, sepse ata paraqesin problem të caktuar për interesat kombëtare të Serbisë” dhe për të cilin “UÇK-ja është organizatë terroriste”.

Në intervistën dhënë Radio Evropës së lirë më 7 mars 2001, të titulluar “Po! Ekzistonte plani për spastrimin etnik të Kosovës”, ai thotë:

“Forcat tona të sigurisë nuk bënë aspak luftë kundër terroristëve. Ata luftën e bënë kundër popullatës civile. Kështu filloi konflikti etnik në mars të vitit 1998. Në vend të arrestimit të vëllezërve Jashari dhe të tjerëve, forcat tona sulmuan shtëpitë ku jetonin ata dhe masakruan gratë, fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes. Në vend që të kufizoheshin aksionet në caqet e caktuara, u sulmuan edhe fqinjët e tyre… Sigurisht që kjo provokoi revoltën e popullit shqiptar, siç do të provokonte revoltën e cilitdo popull në botë. Sllobodan Millosheviqi e dinte se kjo do të provokonte kryengritjen e popullit shqiptar dhe e bëri vetëm e vetëm që të kishte mundësi të arsyetohej se kishim të bënim me një revoltë! Millosheviqi dhe Shainoviqi vepronin në atë mënyrë që ‘lufta kundër terrorizmit’ të kthehej në luftë kundër fshatrave dhe civilëve shqiptarë. Dhe kështu të dëboheshin këta njerëz nga Kosova, t’u merreshin dokumentet dhe t’i fshinin nga evidenca. Më vonë, në rast se imponohej t’i kthenim të dëbuarit do të pohonim se janë shqiptarë nga Shqipëria.”

Pamje të Ushtrisë së Kosovës në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së
Lexo po ashtu Pamje të Ushtrisë së Kosovës në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Ndërkohë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, thekson se rezistenca e jashtëzakonshme treditore që i bëri familja Jashari nga Prekazi i Poshtëm makinerisë luftarake të Serbisë i dha karakter legjendar historisë sonë moderne dhe, në të njëjtën kohë, nxori përpara opinionit publik ndërkombëtar përmasat e planit përbindësh që kishte hartuar shteti serb kundër shqiptarëve të Kosovës.

“Dhe pikërisht për këtë arsye Përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovë, Bernard Kushner deklaroi në Odën e Familjes Jashari: Pas asaj që ndodhin në Prekaz bota reagoi dhe nëse do të ekzistonte Çmimi Nobel për liri, ajo do t’i takonte Familjes Jashari Sot përkujtojmë me krenari 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe me dhembje të madhe për të gjithë të rënët në këtë ÇEREK SHEKULLI NGA GJENOCIDI NË PREKAZ”, thuhet në komunikatën e kësaj qendre.

Lista e të vrarëve në aktin gjenocidar në Prekaz të Poshtëm të Skënderajt

më 5 – 7 mars 1998

Nr. Emri dhe Mbiemri Datëlinjdja Data e vrasjes / zhdukjes Mosha

1. Blerim Z. Jashari 12.12.1992 05.03.1998 5

2. Blerina H. Jashari 21.11.1991 07.03.1998 6

3. Fatime H. Jashari 27.04.1989 07.03.1998 8

4. Bujar Z. Jashari 10.10.1987 05.03.1998 10

5. Blerim H. Jashari 08.10.1985 07.03.1998 12

6. Kushtrim A. Jashari 26.03.1985 07.03.1998 12

7. Igball R. Jashari 25.02.1985 07.03.1998 13

8. Lirije H. Jashari 13.10.1983 07.03.1998 14

9. Valdete R. Jashari 27.07.1983 07.03.1998 14

10. Avdullah Z. Jashari 27.05.1982 05.03.1998 15

11. Besim H. Jashari 01.12.1981 07.03.1998 16

12. Igballe R. Jashari 02.09.1981 07.03.1998 16

13. Afete H. Jashari 16.08.1980 07.03.1998 17

14. Ajvaz K. Jashari 02.07.1980 05.03.1998 17

15. Fitim A. Jashari 09.05.1980 07.03.1998 17

16. Hanife Z. Jashari 01.01.1981 05.03.1998 17

17. Smajl Xh. Bazaj 30.03.1980 05.03.1998 17

18. Hidajete R. Jashari 16.10.1979 07.03.1998 18

19. Murtez Z. Jashari 05.03.1979 05.03.1998 19

20. Fatime Xh. Bazaj 28.02.1978 06.03.1998 20

21. Selvete H. Jashari 03.04.1977 07.03.1998 20

22. Sabrije Z. Jashari 01.01.1976 05.03.1998 22

23. Ukshin Q. Jashari 19.02.1976 06.03.1998 22

24. Ramiz S. Jashari 13.08.1974 06.03.1998 23

25. Shahin Q. Jashari 19.08.1973 06.03.1998 24

26. Fatime S. Jashari 01.01.1970 06.03.1998 28

27. Hajzer Z. Jashari 15.04.1969 05.03.1998 28

28. Nazmi Z. Jashari 14.11.1967 05.03.1998 30

29. Faik T. Jashari 15.07.1964 07.03.1998 33

30. Elfije S. Jashari 01.01.1963 06.03.1998 35

31. Halil B. Jashari 15.06.1960 05.03.1998 37

32. Hamdi S. Jashari 01.08.1960 06.03.1998 37

33. Adile B. Jashari 10.03.1959 05.03.1998 38

34. Hajrije Z. Jashari 04.04.1957 06.03.1998 40

35. Adem Sh. Jashari 28.11.1955 07.03.1998 42

36. Beqir B. Jashari 30.03.1955 05.03.1998 42

37. Feride R. Jashari 16.03.1954 07.03.1998 43

38. Bahtije M. Jashari 08.10.1953 05.03.1998 44

39. Kajtaz M. Jashari 14.10.1953 05.03.1998 44

40. Sherif B. Jashari 10.11.1951 07.03.1998 46

41. Smajl A. Jashari 29.09.1951 05.03.1998 46

42. Hamëz Sh. Jashari 19.02.1950 07.03.1998 48

43. Qazim O. Jashari 20.04.1948 05.03.1998 49

44. Zarife B. Jashari 07.09.1948 07.03.1998 49

45. Osman Sh. Geci 06.06.1943 07.03.1998 54

46. Salë Sh. Jashari 10.04.1943 05.03.1998 54

47. Mihrije F. Jashari 05.12.1942 05.03.1998 55

48. Qerim H. Jashari 09.10.1942 06.03.1998 55

49. Elheme U. Jashari 18.08.1938 05.03.1998 59

50. Afije A. Jashari 06.10.1937 06.03.1998 60

51. Ali R. Jashari 13.07.1937 07.03.1998 60

52. Halit I. Jashari 15.09.1934 05.03.1998 63

53. Hamit H. Jashari 10.10.1934 06.03.1998 63

54. Isak F. Halili 20.01.1934 07.03.1998 64

55. Sinan R. Jashari 10.12.1933 07.03.1998 64

56. Sadik H. Jashari 10.12.1932 06.03.1998 65

57. Shaban M. Jashari 02.04.1924 07.03.1998 73

58. Zahide Sh. Jashari 25.01.1924 07.03.1998 74

59. Hamide A. Jashari 04.02.1913 05.03.1998 85