"Që nga sonte, ai është zyrtarisht mysliman" - lojtari i Real Madridit u konvertua në Islam gjatë Ramazanit

Sulmuesi i krahut të djathtë i Real Madridit, Brahim Diaz, u konvertua në Islam gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në një xhami në Madrid.
Lajmin e bëri të ditur kryeimami Adil Hachmi: "Brahim Díaz është zyrtarisht mysliman. Ai kreu namazin e tij sonte në një xhami në Madrid".
Me emrin e plotë Brahim Abdelkader Díaz, ai ka origjinë spanjolle nga nëna dhe marokene nga babai.

Díaz luajti për të gjitha ekipet kombëtare të rinjve dhe seniorëve të Spanjës, por dy vite më parë ndryshoi kombësinë e tij dhe iu bashkua ekipit kombëtar të Marokut.
Në përfaqësuesen marokene, ai ka arritur të bëhet një yll i madh, duke shënuar 13 gola në 22 ndeshje, dhe duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Kupën e Kombeve të Afrikës të fundit.
Megjithatë, humbja e penalltisë vendimtare në finale shkaktoi kritika të ashpra nga publiku maroken.
Pas këtij konvertimi, Díaz po merr mbështetje të gjerë nga mediat dhe fansat marokenë dhe myslimanë në mbarë botën.
Ai bëhet myslimani i katërt në Real Madrid, pas Antonio Rüdiger, Ferland Mendy dhe Arda Güler.
Brahim Díaz a partagé l’iftar avec des Marocains au Centre Culturel 𝗜𝗦𝗟𝗔𝗠𝗜𝗤𝗨𝗘 de Madrid 🌙
𝐌𝐚𝐬𝐡'𝐀𝐥𝐥𝐚𝐡 🇲🇦🤲🏻 pic.twitter.com/L4ElbSowxK
— FRMF Xtra (@FRMFXtra) February 27, 2026
Në këtë sezon, Díaz ka regjistruar 1 gol dhe 5 asiste, duke qenë titullar vetëm në 4 ndeshje. Në total, ai ka luajtur 146 ndeshje për Real Madridin, ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 26 asiste.
Sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale është 35 milionë euro. /Telegrafi/























































