”Qatar Airways” planifikon fluturimin më të gjatë në botë
Nëse linja e re vendoset, fluturimi do të jetë 14 538 kilometra i gjatë dhe do të zgjasë 18 orë e 34 minuta.
Koha e udhëtimit të fluturimit më të gjatë deri tani Dallas-Sidnej e kompanisë ”Qantas” ishte 16 orë e 55 minuta, ndërsa fluturimi ishte 13 804 kilometra i gjatë.
Fluturimi më i gjatë i ”Qantas”-it do të jetë më 31 mars Dubai-Panama Siti, që do të zgjasë 17 orë e 41 minuta.
Por, linja e paralajmëruar e ”Qatar Airways”-it do të thyejë edhe këtë rekord.
Konfirmimi për planet e ”Qatar Airways”-it erdhi nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Akbar Al Baker.
Nga
Telegrafi
27/01/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate










































