LAJMI I FUNDIT:

“Qarku”

“Qarku”

Vëllezërit David dhe Sanchez Bennie, që jetojnë në banesa sociale në lindje të Londrës, përvojat e tyre i shprehin në mënyrë të veçantë.

Regjisori Lanre Malaolu, përmes një dokumentari ka dashur të heq stigmën që godet të gjithë banorët e banesave sociale, sidomos atyre me ngjyrë, me përshkrimet që krijohen për ta nga lajmet e mediave, si njerëz problematikë që shkelin ligjet. Përmes dy vëllezërve, ai dëshiron të shpreh anën tjetër humane dhe kreative të këtyre banorëve.


Vëllezërit David dhe Sanchez përçojnë emocionet që me fjalë nuk mund të shprehen. Vallëzimi modern është mënyra e tyre për të folur për maskulinitetin, për racizmin dhe për raportet mes vëllezërve.

I gjithë dokumentari “Qarku”, i përgatitur për ditoren “Guardian”, ndërlidh në mënyrë unike gjuhën verbale me atë trupore. Teksa shfaqen ankthet dhe depresionin, zbulohet edhe dashuria dhe ndjeshmëria e komuniteteve të vogla dhe të anëtarëve të tyre. /Telegrafi/