LAJMI I FUNDIT:

Qalaj takon Cuocin, flasin për bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me KFOR-in

Qalaj takon Cuocin, flasin për bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me KFOR-in

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së), Rashit Qalaj i shoqëruar nga stafi i lartë i tij, ka pritur në takim zyrtar gjeneralin e KFOR-it, Salvatore Cuoci.

“Drejtori Qalaj në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e ndërsjellët, e falënderoi gjeneral Salvatore Cuoci për vizitën e tij, dhe njëkohësisht e njoftoi për angazhimet e PK-së dhe synimet drejt përmbushjes së detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.


Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar, krimit trans kufitar, si dhe të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, dhe si rezultat i nevojës së angazhimit, bashkëpunimit dhe inkuadrimit të Policisë së Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin për media.

U veçua se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me autoritet e KFOR-it, bashkëpunim ky i cili ka treguar rezultate pozitive në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe sukseset në patrullimet e përbashkëta, kryesisht në brezin kufitar.

Gjatë takimit u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe trajnimeve fushore, me qëllim të avancimit të mëtejmë të të dy institucioneve, e që kanë synime të përbashkëta në sigurinë e vendit dhe qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori