LAJMI I FUNDIT:

Qaka nuk po ambientohet te Steaua, mund të rikthehet përsëri tek Poli Iasi

Qaka nuk po ambientohet te Steaua, mund të rikthehet përsëri tek Poli Iasi

Kalimi i mesfushorit Kamer Qaka nga skuadra e Poli Iasit tek ekipi i Steauas së Bukureshit ishte një nga lëvizjet më të bujshme në kampionatin rumun të futbollit.

Shqiptari bëri mjaft mirë me ish-ekipin e tij dhe ishte në qendër të afatit kalimtar.

Ai kërkohej nga të gjithë klubet e mëdha të kampionatit rumun, por dhe jashtë këtij shteti.


Steaua u tregua më e shkathët, pasi pagoi 360 mijë euro për 23-vjeçarin dhe e afroi në skuadër.

Shqiptari nuk po gjen veten tek ekipi i ri, pasi nuk po arrin të përshtatet dhe moduli i lojës nuk i shkon përshtat. 4 ndeshje për të, 2 si titullar dhe asnjë shenjë, 169 minuta në total.

Trajneri i Steauas nuk është i kënaqur dhe vështirë që lojtari të gjejë shumë hapësira nëse nuk ndryshon “marsh”. Kur na ndajnë pak ditë nga përfundimi i afatit kalimtar, një ide e re ka lindur në Rumani.

Presidenti i Poli Lasit, Adrian Ambrosie, foli hapur se dëshiron të kthejë në ekip mesfushorin Kamer Qaka, shkruan telesport.

“Do të mundohemi të sjellim një qendërmbrojtës në këtë periudhë dhe gjithashtu jemi të interesuar për të huazuar Qakën për 1 vit. Do të ishte shumë më mirë që të vinte të luante se sa të qëndronte si rezervë”, përfundoi numri një i ish-klubit të Qakës.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori