Qafëthane, 126 mijë qytetarë kanë kaluar për pushime në Shqipëri vetëm nëpërmjet kësaj pike doganore
Një pjesë e madhe e qytetarëve përmes vendkalimit kufitarë Qafëthanë në Strugë shkuan për pushime në Shqipëri, duke i shfrytëzuar ditët e fundit para se të hyjnë në fuqi masat e reja për kalimin e kufijve, certifikatë e domosdoshme e vaksinës ose PCR test për hyrje në vend.
Të dhënat tregojnë se këtë verë në Shqipëri kanë pushuar shumë qytetarë të vendit. Sipas MPB-së vetëm në periudhën Korrik- Gusht këtë vit përmes vendkalimit Qafë Thanë janë regjistruar 126 570 udhëtarë për dalje nga Maqedonia dhe 84 2312 për hyrje në vend.
“Numrat tregojnë se në krahasim me vitin e kaluar ku për dalje nga Maqedonia janë regjistruar 81792 qytetarë tonë dhe për hyrje në vend 43987 qytetarë ose gjithsej 125779, tani ka rritje të qarkullimit të udhëtarëve dhe automjeteve për këtë sezon turistik. Kjo tregon se numri i atyre që e kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për pushime verore është shumë i madh. Fundjavën e fundit këtë muaj, që është festë në Maqedoni, pritet të vazhdojë me të njëjtën dinamikë deri më 1 shtator”- deklaroi Merlina Islami, zëdhënëse e MPB-së- Ohër.
Në periudhën e kaluar, thotë Islami, për shkak të frekuentimit të madh, është rritur edhe numri i nëpunësve policorë, ndërsa në shërbim kanë qenë më shumë sportele edhe për dalje edhe për hyrje në vend. Megjithatë, punonjësit turistik thonë se masat e reja negativisht do të reflektohen për pjesën e mbetur të sezonit, pasi ka shumë qytetarë, që duan të pushojnë gjatë shtatorit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City