LAJMI I FUNDIT:

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka marrë vendim që të rinumërohen 177 kuti të votimit, me 1613 fletëvotime që ishin shpallur të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutinë postare të KQZ-së.

Vendimi i PZAP-së ka ardhur pas ankesës së parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje pas vendimit që KQZ mori ditë më parë duke mos miratuar rinumërimin e këtyre kutive.

“Anulohet vendimi i KQZ-së i datës 06.03.2025, urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, respektivisht Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, sipas rekomandimit të Sekretariatit të KQZ të datës 06.03.2025, të bëjë hapjen e 177 kutive të votimit, me 1613 fletëvotime të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së, të njëjtat fletëvotime të rivlerësohen, të numërohen dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar”, thuhet në vendimin e PZAP-së.


Tutje thuhet se nga shkresat e lëndës konstatohet se Sekretariati i KQZ-së me datë 06.03.2025 i ka rekomanduar KQZ-së që të marrë vendim për hapjen e të gjitha kutive të votimit përmes postës, me qëllim që të ri-vlerësohen dhe të numërohen të gjitha fletëvotimet që janë shpallë të pavlefshme në përputhje me vendimin e PZAP.

Kujtojmë se në mbledhjen e mbajtur të enjten KQZ nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për rinumërimin e këtyre votave.

Besnik Buzhala kishte thënë se duke u mbështetur me vendimin e PZAP-së, sekretariati i KQZ-së i rekomandon KQZ që të marrë vendim për hapjen e disa kutive të votimit përmes postës me qëllim të vlerësimit të fletëvotimeve që janë shpall të pavlefshme.

“Bëhet fjalë për 1631 fletëvotime të pavlefshme, ku këto përfshijnë gjithsejtë 177 vendvotime nga 187 gjithsejtë. Pra nga 177 vendvotime që përmbajnë fletëvotime të pavlefshme, të zbrazëta dhe të pa përdorura, prej 1-10 fletëvotime përfshijnë 117 vendvotime, prej 11-20 përfshijnë 56 vendvotime, 21-25 fletëvotime të pavlefshme përfshijnë 4 vendvotime. Të hapen këto 177 kuti të votimit në mënyrë që të vlerësohen fletëvotimet e pavlefshme në bazë të vendimit që ka marrë PZAP”, tha Buzhala. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori