Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nesër do të marr vendimin për dy ankesat e dorëzuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Istog dhe Lista Serbe për Kllokot.
Mul Desku, kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në një intervistë për KosovaPress ka bërë të ditur se për shkak të votimit me postë, LDK për Istog dhe Lista Serbe për Kllokot kanë dorëzuar ankesat e tyre në PZAP.
Ai tha se ankesat janë në procedurë dhe se vendimi përfundimtar do të merret brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i dorëzimit e që i bie që sot PZAP-ja të marrë vendim për këto dy ankesa.
“Janë dy ankesa që kanë të bëjnë me votimin me postë që i ka paraqitur Lidhja Demokratike e Kosovës për Istog dhe ka paraqitur Lista Serbe për Kllokot dhe krejtësisht për votimin me postë, kështu që janë në procedurë të shqyrtimit dhe paneli brenda afatit ligjor prej 72 orëve prej momentit kur janë dorëzuar këto ankesa do të merr vendimin”, tha ai.
Ai tha se janë edhe katër apo pesë ankesa për shqyrtim të cilat i kanë dorëzuar kandidatët për asamble të cilët pas rinumërimit të kutive kanë humbur të drejtën për asamble komunale.
Kryesuesi i PZAP-së, Mulë Desku ka folur edhe për gjobat e shqiptuara gjatë fushatës zgjedhore për raundin e dytë, ku sipas tij shifrat e gjobave arrijnë rreth 37 mijë e 900 euro.
Ai tha se gjoba janë shqiptuar nga paneli për arsye se kandidatët mbështetës apo edhe vetë kandidatët që kanë qenë në garë kanë thyer heshtjen zgjedhore.
“Shuma e gjobave sa i përket balotazhit apo raundit të dytë të zgjedhjeve të 22 tetorit është si në vijim shuma totale është 37 mijë e 900 euro, këto gjoba janë shqiptuar ndaj subjekteve politike AAK me 2 mijë e 500 euro, Alternativa 2 mijë e 500 euro, LDK 7 mijë e 800 euro, LVV 16 mijë e 300 euro dhe PDK 8 mijë e 800 euro. Këto gjoba janë shqiptuar nga paneli për arsye se kandidatët mbështetës të apo edhe vetë kandidatët që kanë qenë në garë por edhe kandidatëve të tjerë që iu kanë ndihmuar në garën për balotazh është konstatuar dhe është vërtetuar se kanë thyer heshtjen zgjedhore dhe në përputhje me ligjin janë shqiptuar këto gjoba”, tha ai.
Desku tha se subjektet politike të dënuara me gjoba nga PZAP-ja për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale nuk i kanë paguar ende ato.
Sipas tij, partitë politike Nisma për Kosovën, Aleanca Kosova e Re, Lëvizja Vetëvendosje, Lista Serbe, Lëvizja për Bashkim kanë paguar gjobat e shqiptuara gjatë raundit të parë zgjedhor, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka paguar një shumë minimale prej 1 mijë e 350 euro, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alternativa nuk kanë paguar fare gjobat e shqiptuara nga PZAP për raund e parë.
Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë fushatës zgjedhor për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjithsej 219.450 euro./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore