LAJMI I FUNDIT:

Pyper: 69.7 për qind e qytetarëve mendojnë se Kosova duhet t’i vazhdojë përpjekjet e saj për liberalizimin e vizave

Pyper: 69.7 për qind e qytetarëve mendojnë se Kosova duhet t’i vazhdojë përpjekjet e saj për liberalizimin e vizave

Janë bërë 10 vjet prej se Kosova është në dialog me Bashkimin Evropian për liberalizimin e vizave dhe qytetarët ende vazhdojnë të mos kenë të drejtën për të lëvizur lirshëm, edhe pse pohohet se tashmë vendi i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave.

Pavarësisht kësaj, qytetarët mendojnë se Kosova duhet të vazhdojë dhe të mos i ndërpresë përpjekjet e saj sa i përket kësaj çështje.

Këtë e tregon edhe sondazhi i fundit i realizuar nga kompania e hulumtimit Pyper.

Një shumicë dërrmuese e qytetarëve të anketuar (95.54 për qind) beson po ashtu se qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë liberalizim të vizave, ndërsa (4.46 për qind) nuk pajtohen me këtë.

Të pyetur se cila është arsyeja kryesore për mosliberalizimin të vizave, qytetarët u përgjigjën si në vijim:
– Niveli i lartë i korrupsionit (46.2 për qind)
– Mosrespektimi i ligjit (13.4 për qind)
– Nepotizmi (punësimi përmes lidhjeve familjare ose shoqërore) (5.5 për qind)
– Nuk e di/Nuk kam ndonjë opinion (14.6 për qind)
– Tjetër (20.3 për qind)

Mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka ndikuar edhe në mendimet e tyre për Bashkimin Evropian (BE). 45.6 për qind e qytetarëve të anketuar u përgjigjën se kanë mendim pozitiv për BE-në, 40.4 për qind e qytetarëve u përgjigjën se kanë mendim negativ, ndërsa 14.01 për qind nuk kanë as mendim pozitiv dhe as mendim negativ.

Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1,200 persona anembanë Kosovës.

Bëhuni edhe ju pjesë e hulumtimeve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni edhe ju pjesë e hulumtimeve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori