Puyol mendon se Pique është më i mirë se Ramos dhe Van Dijk

243:"ELCHE, SPAIN - MAY 11: Carles Puyol and Gerard Pique of FC Barcelona looks on prior to the La Liga match between Elche FC and FC Barcelona at Estadio Manuel Martinez Valero on May 11, 2014 in Elche, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images) 12:"Getty Images
Ikona e Barcelonës, Carles Puyol, e shikon Gerard Piquen si mbrojtësin më të mirë në botë aktualisht.
Sipas ish-kapitenit të klubit katalunas, Pique është më i mirë edhe se Virgil van Dijk i Liverpoolit dhe Sergio Ramos i Real Madridit.
Matthijs de Ligt është duke u ngritur, Virgil van Dijk ka shpërthyer. Kush është qendërmbrojtësi më i mirë në botë? Gerard Pique, padyshim".
"Çfarë për Ramos dhe Pique? Gerard Pique", ka thënë Puyol për Marca.
"A është Pique qendërmbrojtës më i mirë se ju? Po, ai është qendërmbrojtësi më i mirë në botë. Ne jemi të ndryshëm. Ai është çelësi i Barcelonës dhe kontribuon në çdo gjë. Ai është fenomenal dhe një shok i mirë". /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































