Nga: Alexander Gabuev / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
“Këto amendamente janë shkruar për një luftë të madhe dhe për mobilizim të përgjithshëm. Dhe, kutërbimi i kësaj lufte të madhe tashmë mund të aromatizohet”, ka thënë këtë javë Andrei Kartapolovi, kreu i Komitetit të Mbrojtjes në Dumë, teksa Parlamenti rus nxitoi të miratonte një ligj të ri. Legjislacioni që ia mundëson Kremlinit të dërgojë qindra-mijëra burra të tjerë në luftime, e zbulon një të vërtetë të trishtuar: se larg nga kërkimi i rrugëdaljes nga lufta e vet katastrofike në Ukrainë, Vladimir Putini përgatitet për një luftë edhe më të madhe.
Është e kuptueshme që shumëkush në Ukrainë dhe në Perëndim duan të besojnë se presidenti i Rusisë është futur në qosh. Ushtria ukrainase po i rikthen gradualisht tokat e pushtuara nga rusët, dhe është treguar e aftë për të goditur thellë në territorin e armikut – madje edhe vetë Kremlin. Presioni i sanksioneve ndaj Rusisë po rritet.
Momentalisht, Perëndimi mbetet i bashkuar në mbështetje të Kievit dhe rrymat e armatimit modern dhe të parave po mbështesin përpjekjet e luftës në Ukrainë. Së fundmi, rebelimi i organizuar nga shefi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, si dhe konfliktet e dukshme midis komandantëve të lartë ushtarakë rusë, po i shtojnë shpresat se do të thyhet makina luftarake e Kremlinit.
Gjërat kanë gjasa të duken shumë më ndryshe për Kremlinin, i cili beson se mund ta përballojë një luftë të gjatë. Ekonomia ruse parashikohet të shënojë rritje modeste këtë vit, kryesisht falë fabrikave ushtarake që punojnë gjatë gjithë kohës. Komponentët kritikë, si mikroçipat e nevojshëm për industrinë e mbrojtjes, po vijnë nga Kina dhe nga burimet e tjera.
Pavarësisht sanksioneve, arka e luftës e Kremlinit është ende e mbushur me para, falë fitimeve të papritura nga energjia gjatë vitit të kaluar, dhe gjithashtu përshtatshmërisë së eksportuesve rusë të mallrave që gjetën klientë të rinj dhe që paguajnë kryesisht në juanë. Nëse presionet buxhetore bëhen më të mëdha, Banka Qendrore e Rusisë mund ta zhvlerësojë më tej rublën, duke e bërë më të lehtë pagesën e ushtarëve, të punonjësve të industrisë së mbrojtjes dhe të forcave të sigurisë së brendshme që e mbajnë elitën dhe publikun rus të shtypur dhe kryesisht në përputhje me kursin katastrofik të Putinit.
Kur bëhet fjalë për vetë luftën, Kremlini ende duket i patrazuar nga kundërofensiva ukrainase. Edhe nëse Kievi bën më shumë përparime, Kremlini mund t’i zhbëjë si të përkohshme. Putini mbështetet në faktin se fuqia punëtore ruse, që mund të mobilizohet, është tre deri në katër herë më e madhe se ajo e Ukrainës, dhe detyra e vetme urgjente është të jesh në gjendje të përdorësh atë burim sipas dëshirës: të mobilizosh shumë më tepër burra, t’i armatosësh ata, t’i stërvitësh dhe t’i dërgosh në luftë. Ky është pikërisht qëllimi i ligjit të ri i cili duhet ta ndihmojë Kremlinin që ta shmangë një tjetër mobilizim zyrtar.
Tash e tutje, qeveria mund t’i dërgojë në heshtje njoftimet – për sa më shumë burrave që e sheh të nevojshme. Kufiri i sipërm i moshës, për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm, do të rritet nga 27 në 30 vjeç dhe mund të rritet sërish në të ardhmen. Sapo të lëshohet një draft njoftim elektronik, kufijtë e Rusisë do të mbyllen menjëherë për marrësin e njoftimit – në mënyrë që të parandalohet një eksod masiv i burrave të moshës ushtarake, sikurse ai që vjeshtën e kaluar i ndodhi Rusisë. Dënimet për refuzimin e shërbimit, gjithashtu janë shtuar. Këto lëvizje, të kombinuara me investimet masive shtetërore për zgjerimin e prodhimit të armëve, duhet ta ndihmojnë Putinin që ta ndërtojë një ushtri më të madhe dhe më të pajisur.
Taktikë paralele është mbytja e ekonomisë së Ukrainës. Duke ditur që buxheti i Ukrainës varet nga mbështetja për mbijetesë ofruar nga aleatët perëndimorë, Kremlini dëshiron t’ia mohojë Kievit të gjitha burimet e të ardhurave. Prandaj, Moska jo vetëm që është tërhequr nga marrëveshja e grurit, që kishte mundësuar eksportet bujqësore ukrainase përmes Detit të Zi, por gjithashtu ka nisur sulme masive ajrore kundër porteve të Ukrainës, për ta shkatërruar çdo mundësi për të ringjallur marrëveshjen. E njëjta logjikë mbështet sulmet ajrore të Rusisë kundër infrastrukturës civile: ato synojnë t’i bëjnë të pabanueshme qytetet e Ukrainës, si dhe të parandalojnë përpjekjet për rindërtim.
Kremlini shpreson se rindërtimi i shpejtë i ushtrisë ruse dhe shkatërrimi gradual i ekonomisë dhe i forcave të armatosura të Ukrainës, do të rezultojë në zhgënjimin e shtuar të Perëndimit dhe në rënien e mbështetjes materiale për Kievin. Për ta përshpejtuar këtë proces dhe për ta thyer vullnetin e Perëndimit, Moska i përdor kërcënimet e përshkallëzimit, duke përfshirë zgjerimin e konfliktit drejt territorit të NATO-s nëpërmjet Bjellorusisë – me ndihmën e mercenarëve të Wagner-it atje.
Putini ka bërë shumë gabime fatale. Por, për sa kohë që ai është në krye, Moska ende do t’ia kushtojë burimet e veta të mëdha – për ta realizimin e obsesionit të tij për shkatërrimin dhe për nënshtrimin e Ukrainës. Teksa liderët perëndimorë mendojnë për politikat për ta mbështetur Ukrainën, në vitin e tretë të kësaj lufte të shëmtuar, çdo strategji afatgjatë duhet ta marrë parasysh këtë realitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë