LAJMI I FUNDIT:

“Putini është 10 hapa përpara” Perëndimit: Ky është paralajmërimi i ish-agjentit të MI5, pas dëbimit të spiunëve rusë

“Putini është 10 hapa përpara” Perëndimit: Ky është paralajmërimi i ish-agjentit të MI5, pas dëbimit të spiunëve rusë

Vladimir Putin po mendon “dhjetë hapa përpara” Perëndimit dhe nuk do të lejojë që rrjeti i tij i spiunëve të shpërbëhet pasi më shumë se 100 agjentë të tij u kthyen në Moskë.

Ky së paku sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është mendimi i një ish-ish spiuni të Shërbimit të Sigurisë së Britanisë së Madhe – MI5.


Kremlini ka premtuar të “reagojë ashpër” pasi aleatët e Britanisë larguan diplomatë nga 23 vende në përgjigje të helmimit të agjentit në Salisbury.

SHBA ka dëbuar 60 zyrtarë dhe ka mbyllur konsullatën ruse në Seattle pas vrasjes në tentativë të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia këtë muaj.

Ndërkohë një ish-spiun i MI5 tha se Putin, një ish oficer i KGB-së, do të jetë gati dhe do të dëshirojë t’i dënojë ata që janë përgjegjës, pasi Rusia përgatitet për një Luftë të Ftohtë të re.

Njeriu i cili dha emrin e tij si Tom Marcus, thotë se Putini do ta ketë parashikuar këtë veprim.

“Ai është me një të kaluar në inteligjencë, kështu që ai mendon dhjetë hapa përpara, gjithmonë duke menduar ‘çfarë ndodh nëse?’”.

“Unë mendoj se do të ishte e ‘budallallëk’ të mos mendoni se Putin do t’i ketë vendosur gjërat në vend”.

Marcus tha se agjentët rusë në Britani shpenzojnë kohën e tyre duke vjedhur sekrete – por prania e tyre i lejon shërbimet sekrete të Britanisë së Madhe të mbledhin informacione mbi aktivitetet e Rusisë atje dhe në mbarë botën.

Ai ka shtuar gjithashtu: “Ka shumë keqkuptime se spiunët rusë po përpiqen të infiltrojnë qeveritë dhe bizneset e huaja, kur në të vërtetë ata po vjedhin sekrete”.

“Për ne, është më mirë të lëmë këto operacione të vazhdojnë, që të mund të gjejmë pikërisht pse po përpiqen ta vjedhin teknologjinë, çfarë do ta bëjnë dhe ne mund të zbulojmë se për çfarë do ta përdorin”.

Sipas mediave, Putini është “një këmbë prapa”, pasi Perëndimi dëboi më shumë se 100 spiunë rusë në një shfaqje mbështetjeje për Britaninë.

Në një qortim diplomatik të paparë ndaj Moskës, 23 vende thanë se do të bashkoheshin me Mbretërinë e Bashkuar në përjashtimin e agjentëve rusë, në hakmarrje për sulmin e Salisbury. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori