LAJMI I FUNDIT:

Dy vjet pasi nisi luftën në Ukrainë, Putini do të intervistohet për herë të parë nga një gazetar perëndimor

Dy vjet pasi nisi luftën në Ukrainë, Putini do të intervistohet për herë të parë nga një gazetar perëndimor

Presidenti rus Vladimir Putin do të intervistohet nga një gazetar perëndimor për herë të parë prej se filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.

Putin do të intervistohet nga ish-prezantuesi i Fox News, Tucker Carlson dhe këtë e bëri të ditur ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social X, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, gazetari amerikan ka shkuar në Rusi për ta intervistuar presidentin rus.


Sipas raportimeve të shumta, intervista thuhet se u regjistrua të martën.

Sa është pasuria e Putinit? Publikohen të dhënat shokuese
Lexo po ashtu Sa është pasuria e Putinit? Publikohen të dhënat shokuese

Ende nuk dihet saktësisht nëse është përfunduar apo edhe kur do të publikohet.

Reagime kishte pasur nga ana e Ukrainës lidhur me këtë, ku zëvendës-ministrja ukrainase, Hanna Mailar tha se e vetmja intervistë që duhet t’i bëhet Putinit është marrja në pyetje nga Haga.

Putini nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022 në atë që ai e konsideron “operacion special ushtarak”.

Që nga ajo periudhë, vendet perëndimore i kanë vendosur Rusisë një mori sanksionesh në përgjigje të nisjes së pushtimit.

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori