LAJMI I FUNDIT:

Putin i mohon “krimet e luftës” në Siri

Putin i mohon “krimet e luftës” në Siri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i hodhi poshtë pretendimet se vendi i tij mund të përballet me akuzat për krime lufte, për shkak të bombardimeve në Alepo të Sirisë.

Ai i tha medias franceze se akuzat janë “retorikë” që nuk përkon me realitetet në Siri.


Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë, ditë më parë, se sulmet ajrore të Rusisë në Alepo mund të llogariten krime lufte.

Pjesa lindore e këtij qyteti, e cila kontrollohet nga rebelët, është cak i bombardimeve të vazhdueshme që nga kolapsimi i armëpushimit, disa javë më parë.

Pavarësisht akuzave të ndërsjella se kush është fajtor për dështimin e armëpushimit, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar të mërkurën që të rinisin bisedimet për Sirinë, raporton Rel.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të takojë homologun amerikan, John Kerry, dhe përfaqësues të tjerë të fuqive rajonale, të shtunën në Zvicër.

Putin tha se Rusia do t’i ndjekë terroristët edhe nëse ata fshihen në mesin e civilëve.

“Nuk mund t’i lejojmë terroristët që t’i përdorin njerëzit si mburoja dhe të shantazhojnë gjithë botën”, tha Putin në një intervistë për kanalin TF1, duke shtuar se vdekjet e civilëve janë “realiteti i hidhur i luftës”.

Duke iu përgjigjur pretendimeve se sulmet ajrore të Rusisë mbi zonat e populluara me civilë llogariten si krime lufte, Putin tha se “kjo është retorikë politike që nuk do të thotë shumë dhe nuk përkon me realitetet në Siri”.

“Jam thellësisht i bindur se janë partnerët tanë perëndimorë, para së gjithash Shtetet e Bashkuara natyrisht, ata që janë përgjegjës për situatën”, tha Putin.

Rusia ka akuzuar SHBA-në se mbështet fshehurazi xhihadistët e lidhur me Al Kaidën në Siri, në përpjekje për të rrëzuar presidentin sirian, Bashar al-Assad. SHBA i hedh poshtë këto akuza.

Këtë javë, Putin ka shtyrë një vizitë të planifikuar në Francë, pasi homologu i tij francez ka këmbëngulur që bisedimet të përqendrohen vetëm te çështja e Sirisë.

Moska vazhdimisht mohon se sulmon civilët në Siri, duke thënë se shënjestër e saj janë grupet terroriste. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori