LAJMI I FUNDIT:

Putin i hapur për mercenarë që do të luftojnë përkrah ushtrisë ruse në Ukrainë

Putin i hapur për mercenarë që do të luftojnë përkrah ushtrisë ruse në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin, ka dalë haptazi me njoftimin se do të dërgojë më shumë mercenarë në Ukrainë për të luftuar.

Duke folur në takimin e Këshillit të Sigurisë në Rusi, Putin tha se ata që duan të dalin vullnetar për të luftuar përkrah forcave ruse, duhet të lejohen të shkojnë, transmeton Telegrafi.

Ushtria ruse nuk kursen qytetarët, granaton spitalin psikiatrik në Kharkiv
Lexo po ashtu Ushtria ruse nuk kursen qytetarët, granaton spitalin psikiatrik në Kharkiv

E ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se janë diku 16 mijë mercenarë në Lindjen e Mesme, që janë shprehur të gatshëm të luftojnë përkrah rusëve në Ukrainë.


Ndërkaq edhe më herët ishte raportuar se shumë mercenarë nga Siria, janë shprehur të gatshëm t’i bashkohen forcave ruse që të luftojnë kundër ukrainasve. /Telegrafi/