Vladimir Putin zhvilloi një takim me shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, pesë ditë pasi ai udhëhoqi një revoltë të dështuar kundër hierarkisë ushtarake të Rusisë.
Presidenti rus ka zbuluar detaje të mëtejshme rreth përmbajtjes së bisedës me udhëheqësin e grupit mercenar rus, raporton skynews.
Putin, i intervistuar nga e përditshmja ruse Kommersant, tha se i bëri disa oferta gjatë takimit – duke përfshirë mundësinë që luftëtarët të vazhdojnë të shërbejnë së bashku me ushtrinë ruse.
“Të gjithë ata mund të ishin mbledhur në një vend dhe të vazhdonin shërbimin e tyre”, citoi Kommersant të thoshte presidentin.
“Dhe asgjë nuk do të kishte ndryshuar. Ata do të udhëhiqeshin nga i njëjti person që kishte qenë komandanti i tyre i vërtetë gjatë gjithë asaj kohe”, deklaroi ai.
Duke qenë se lideri rus është komandanti i përgjithshëm i ushtrisë, ai dukej se po nënkuptonte se ata do të mbeteshin brenda ushtrisë ruse, megjithëse nuk e tha këtë në mënyrë eksplicite.
“Shumë prej tyre tundën kokën kur thashë këtë”, deklaroi 70-vjeçari ndërsa konfirmoi se Prigozhin nuk u pajtua me propozimin e tij.
“Prigozhin… tha pasi dëgjoi: “Jo, djemtë nuk do të pajtohen me një vendim të tillë”, tha Putin dhe bëri të ditur se Wagneri nuk ekziston sepse nuk ka ligj për organizatat private ushtarake.
Kjo vjen pasi një zëdhënës i Pentagonit deklaroi se beson që forcat e Wagnerit nuk ishin më “pjesëmarrëse në ndonjë kapacitet të rëndësishëm” në luftën në Ukrainë.
Analistët kanë thënë se një zhvillim i tillë do të dëmtonte përpjekjet e Rusisë për pushtimin e Ukrainës, duke pasur parasysh efektivitetin e luftëtarëve mercenar në krahasim me atë të forcave të armatosura konvencionale të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A ka Rusia kampe stërvitore në Bosnjë-Hercegovinë?

Çfarë ndodhi që presidenti gjerman Steinmeier të priste për tridhjetë minuta në aeroplan, në aeroportin e Katarit?

“Barrierat” e ngritura nga Rusia për të mbrojtur urën e Krimesë nga sulmet e Ukrainës “janë larë nga një stuhi e shekullit” që goditi rajonin e Detit të Zi

E mbajtur peng për dy javë, gruaja e moshuar izraelite thotë se takoi shefin e Hamasit në tunelet e Gazës - tregon se çfarë i tha dhe si reagoi ai

Ajo po konsiderohet si ‘hero’: Momenti kur gruaja izraelite ‘ia nguli sytë’ militantit të maskuar dhe me automatik të Hamasit, teksa po lirohej pas 53 ditësh e mbajtur peng

Dy të vrarë dhe tetë të plagosur nga të shtënat në një stacion autobusi në Jerusalem – publikohen pamjet që tregojnë momentin e sulmit

Ndërron jetë Henry Kissinger, sekretari i shtetit në kohën e presidentëve Nixon dhe Ford

Pas Finlandës, edhe Estonia pritet ta mbyllë kufirin e saj me Rusinë

Çfarë parasheh plani ambicioz i NASA-s për ndërtimin e shtëpive në Hënë deri në vitin 2040?

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Tjetër rast tragjik, vritet me thikë një burrë në Prishtinë

Vritet një grua në Prishtinë - Policia jep detaje

Behgjet Pacolli publikon foton e gruas së keshilltarit të tij që u vra në Prishtinë

Pazaret e Fuqive të Mëdha me territoret shqiptare dhe kompromisi për njohjen e shtetit

E mbajtur peng për dy javë, gruaja e moshuar izraelite thotë se takoi shefin e Hamasit në tunelet e Gazës - tregon se çfarë i tha dhe si reagoi ai

Lionel Messi 'iu lut Guardiolës që ta transferonte atë te Man City' në mesazhet e rrjedhura nga WhatsApp