LAJMI I FUNDIT:

Putin “e bën më të lehtë nënshtetësinë ruse për ukrainasit”

Putin “e bën më të lehtë nënshtetësinë ruse për ukrainasit”

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të mërkurën një dekret që thjeshton procesin për banorët e rajoneve Kherson dhe Zaporzhzhia në Ukrainë të pushtuara nga Rusia që të marrin nënshtetësinë dhe pasaportat ruse.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendimi i Putinit zgjeron një skemë të disponueshme për banorët e zonave të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonet e Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, ku Moska ka lëshuar rreth 800 mijë pasaporta që nga viti 2019.

Rusia pretendoi kontrollin e plotë të rajonit Kherson, në veri të Krimesë, në mes të marsit, dhe mban pjesë të rajonit Zaporizhzhia në veri-lindje.


Në Kherson, guvernatori ukrainas është rrëzuar dhe administrata ushtarako-civile tha në fillim të këtij muaji se planifikonte t’i kërkonte Putinit ta inkorporonte atë në Rusi deri në fund të vitit 2022. Ukraina është zotuar të rimarrë të gjithë territorin e saj të pushtuar. /Telegrafi/