Puthje e përqafime - Xhuli Nura shihet duke u argëtuar në një klub me të dashurin

Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, po shijon tejet shumë romancën e saj të re.
Ajo prej disa muajsh është në lidhje me një djalë nga diaspora të quajtur, Gerti Beqiraj.
Të njëjtit po kalojnë një kohë të mrekullueshme bashkë, derisa partneri i saj ndodhet në Prishtinë.

Ata janë parë në një klub nate në disa momente intime, ku shihen duke u argëtuar dhe kërcyer.
Xhuli tashmë ka ndarë disa detaje për të dashurin, me të cilin kanë bashkë edhe një biznes, linjë të parfumeve.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova u shpreh e lumtur për këtë, duke e parë si një përkrahje të madhe.
Xhuli nga ana tjetër po vazhdon me aktivitetet e saj dhe angazhimet e tjera. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































