Puthje e momente intime mes Gimbos e Selin në Big Brother

DJ Gimbo dhe Selin Bollati po shijojnë momente të bukura në krah të njëri-tjetrit.
Çifti, i vetëm i formuar në Big Brother VIP Albania 5, po kalon të shumtën e kohës së bashku.
Ata në orët e vona janë parë të përqafuar në shtrat e duke shkëmbyer puthje.

Të njëjtit pak ditë më parë u martuan në shtëpinë e Big Brother, në kuadër të lojës.
Edhe pse raporti i tyre ka pasur ulje e ngritje për shkak të marrëdhënies që Selin kishte më parë me Mirin.
Ata nisën lojën bashkë nga krevati, e qëndruan tërë kohën, derisa banorja u shkëput.
Duket se ky raport u keqkuptua dhe se për këtë Selin u distancua nga Miri dhe loja që po bënin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 hours ago
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate































































