Çfarë do të bënin partitë opozitare sikur Thaçi të mos ekzistonte? Ai është thesari i tyre, është “platforma” e tyre!
Imagjinoni sikur Thaçi p.sh. për një moment të mos ishte aq dinak dhe autokrat dhe të deklaronte që nuk do garojë më për kryeministër pas përfundimit të mandatit aktual të tij dhe që do japë edhe dorëheqjen si kryetar i PDK-së në fund të këtij mandati! Ose, që do të dalë komplet në pension politikisht.
Kjo do ishte padyshim diçka pozitive për politikën shqiptare (pasi tash e 15 vite vetëm po riciklohen të njëjtat figura), por do ishte një bombë për opozitat e thaçizuara shqiptare. Ata do detyroheshin pastaj të bënin platforma reale politike, se nuk do të kishin më Thaçin si platformë. Ose do kapeshin me një individ tjetër për t’u thaçizuar.
Thaçi padyshim që për shumë arsye nuk duhet të garojë dhe të jetë më në krye të PDK-së, e aq më pak në krye të qeverisë. Po është pikërisht kjo arrogancë thaçiste që shihet dhe tek liderët e tjerë politikanë, liderë partiakë, qeveritarë dhe ish qeveritarë, ministra dhe ish ministra, deputetë dhe ish deputetë, zyrtarë të lartë dhe ish zyrtarë të lartë, e kombinuar me dukurinë e thaçizmit, d.m.th. të polarizimit të çdo gjëje dhe metaforizimit të situatës vetëm tek një person, që mundëson rrumpallën.
Thaçi bënte të njëjtën gjë vetë kur ishte në opozitë, por edhe si kryeministër. Ju kujtohen fjalimet e tij të zjarrta dhe epitetet që i vinte, të cilat i kishte automatikisht dhe pavarësisht se cila ishte situata konkrete për të cilën ai fliste?
Këtë po bëjnë dhe këta që tani janë në opozitë, përfshirë dhe pinjollët e rinj, dhe po bëhen po aq qesharakë sa që ai po kritikon. Po kujt i plasi për Thaçin apo tjetrin çfarë thotë? Jepini popullit një alternativë se çfarë do bëni dhe për hallet e tij! Në vend që partitë opozitare të merren me program, të pastrojnë partinë nga njerëzit e konsumuar (kartat e djegura), nga të korruptuarit, njerëzit që janë nën hetime, e të fusin në lista shumicën e njerëzve figura të reja, me biografi të pastër, njerëz me energji të reja dhe vizion të ri. Ata nuk punojnë në këtë drejtim, por merren me Thaçin dhe nuk kontribuojnë asgjë.
Çdo parti politike synon ta fitojë pushtetin. Në rregull. Për këtë gjë mbahen edhe zgjedhjet. Qytetarin për ta bindur për të votuar ndryshe, duhet ta bindësh me njerëz adekuatë. Po ku i kanë njerëzit e tillë? Pushteti nuk fitohet me retorika boshe se ”do ta mundim Thaçin”. Nuk fitohet pushteti as me njerëz të njëjtë (karta të djegura) që janë në skenën politike tash e 15 vite, e as me njerëz me biografi të dyshimtë. Nuk fitohet pushteti as me sondazhe që bëhen sipas dëshirave të partive.
Kjo vlen për të gjitha partitë (pozitë dhe opozitë) nëse duam të kemi një Parlament dhe një Qeveri me njerëz të pastër dhe intelektualë të mirëfilltë. Pushteti fitohet me vizion, me program të kapshëm, njerëz adekuat, të ndershëm, intelektualë të mirëfilltë dhe që kanë vizione të qarta se si ta udhëheqin shtetin. Nëse opozita nuk zgjohet nga gjumi dhe të reflektojë, Thaçin së bashku me kompaninë e tij do ta kemi edhe për katër vite kryeministër dhe në Qeveri!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?
Gerta Gixhari skualifikohet nga Big Brother VIP Albania 4
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?