Pushteti njësoj, opozita vetëm zhurmë

Sipas organizatës “Çohu”, pushtetin nuk po ka kush ta kundërshtojë me fakte e argumente, sepse partitë opozitare po e bëjnë po të njëjtën gjë që po e bën pushteti – nuk po e thonë të vërtetën.
Si risi e vetme në skenën politike në vitin 2011, vlerësohet të jetë hyrja e lëvizjes “Vetëvendosje” në Kuvend.
Publicisti Halil Matoshi deklaron se “Vetëvendosje” ka qenë vetëm në fillim dinamike në Kuvend dhe është pasivizuar më pas, duke i krijuar mundësinë Qeverisë që të kontrollojë subjektet opozitare dhe Legjislativin, raporton KTV.
Njerëzit jashtë politikës vlerësojnë se opozita ka dëshmuar deri tashti se nuk ka ofruar alternativa ndaj pushtetit, por vetëm ka bërë zhurmë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































