Dialogu teknik mes Prishtinës dhe Beogradit do të pushojë. Lehtësuesi i BE-së, Robert Cooper, nuk ka arritur që ta bindë Borislav Stefanovicin që të takohet me Edita Tahirin në Bruksel, më 18 tetor, për të biseduar për energjetikën, telekomin dhe përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.
Megjithëse është treguar konstruktiv në të tria temat, Stefanovic e ka pasur vetëm një kërkesë gjatë vizitës së Cooperit në Beograd. Para se të zyrtarizohen konkluzionet në të tria temat, Stefanovic ka kërkuar që të bisedohet edhe për çështjen e pikëkalimeve kufitare në Jarinjë e Bërnjak, shkruan Koha Ditore.
Duke e bërë rolin e lehtësuesit dhe jo të ndërmjetësuesit, burimet diplomatike kanë shpjeguar se Robert Cooper nuk i ka kthyer kurrfarë përgjigjeje shefit të delegacionit serb të bisedimeve. Këshilltari i baroneshës Ashton vetëm i ka treguar Beogradit se Brukseli pret që palët të rifillojnë bisedimet aty ku kanë mbetur.
“Zoti Cooper do t’i shpjegojë Qeverisë së Kosovës qëndrimet e Beogradit dhe do të marrë qëndrimet e Qeverisë së Kosovës. Roli i lehtësuesit është ky: që të dëgjojë palët dhe të shohë mundësitë që ato të afrohen”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë ndërkombëtar.
Burime të tjera diplomatike kanë shpjeguar se “ngërçi” në dialogun teknik nuk do të tejkalohet dhe se në këtë mënyrë procesi i takimeve të përbashkëta mes Borislav Stefanoviqit dhe Edita Tahirit e Robert Cooperit do të pushojë.
Sipas të njëjtave burimeve, palëve do t`u lihet mundësia që kur të jenë të gatshme të rifillojnë procesin, por sipas të njëjtave burime “ka pak gjasa që bisedimet të ndodhin në të njëjtin format”.
Sipas diplomatëve evropianë, dialogu teknik e ka arritur efektin që është planifikuar që në fillim e që është “thyerja e akullit të bisedimeve”. Pas zgjedhjeve në Serbi, diplomatët presin që mes Kosovës dhe Serbisë të nisë dialogu i vërtetë ose dialogu me “D të madhe”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa