Ktheni për një çast kohën prapa dhe përpiquni të sillni ndër mend pushimin tuaj të fundit. Çfarë ndjenjash ju pushtojnë teksa kujtoni ditët e bukura pranë të dashurve tuaj në një vend larg të përditshmes, pluhurit dhe stresit në punë!
Më së fundi erdhi koha të lexoni librat e blerë me aq dëshirë, të luani pa kufi me fëmijët, të shijoni rrezet e diellit ulur në shezllog, të notoni në ujin e kripur dhe të shëtisni në ajrin e pastër, të vizitoni muzetë dhe vendet e panjohura, të lidhni kontakte të reja dhe mbrëmjeve të bëni biseda të këndshme duke shijuar shishen e verës me miqtë e mirë… Stop.
Ishte vërtetë kështu? Përpiquni tani t´i jepni përgjigje pyetjes se sa përkoi realiteti i pushimeve të fundit me ëndërrimet, parashikimet dhe pritshmëritë tuaja? A u shuan vërtetë si me një të rënë të butonit zënkat me pjestarët e tjerë të familjes, a ju la të qetë shefi apo të tjerët me telefonat dhe SMS-të, a iu dha vërtetë kënaqësi hoteli dhe personeli i tij, a patët kohë për të realizuar gjithçka që i kishin vënë qëllim vetes dhe në fund të fundit, a u ndjetë vërtetë i çplodhur dhe i përtërirë kur u kthyet në shtëpi?
Për t´ju ndihmuar pak në reflektimin tuaj, le të hedhim një vështrim në botën “e vërtetë” të asaj që një pjesë jo e vogël e pushuesve ndjen dhe përjeton gjatë pushimeve. Ndoshta pas leximit të këtyre rreshtave mund të gjeni tek-tuk vetveten…
Në pushime – i sëmurë dhe i stresuar
Studime të ndryshme kanë treguar se pikërisht në fillim të pushimeve rezistenca e sistemit imun të organizmit ulet ndjeshëm duke rënë kështu pre e infeksioneve të ndryshme. Pa dashur, stresi i përditshëm ushtron një presion të madh psikik duke rritur pritshmërinë individuale të asaj që duhet të ndodhë gjatë pushimeve. Brenda dy javëve trupi duhet të gjejë me domosdo qetësinë e duhur dhe të rifitojë energjitë e shteruara nga puna e gjatë, familja dhe hobet duhet të kalojnë në planin e parë e plot të tjera si këto. Nëse këto parashikime dhe pritshmëri nuk realizohen, atëherë ato ia lënë vendin një zhgënjimi të thellë duke bërë që të ndiheni shpirtërisht edhe më të stresuar se sa përpara fillimit të pushimeve. Si rrjedhojë, pushimet nuk përbëjnë më një oaz të ripërtëritjes trupore dhe shpirtërore.
Faza “parapushimore” – porta që hap dyert e një pushimi optimal
Më e mira do të ishte që përpara fillimit të pushimeve organizmi “të mësohet” dalëngadalë me gjendjen e re. Kjo arrihet duke i rezervuar vetes një distancim të mundshëm mendor nga puna, si p.sh duke i dhuruar vetes kënaqësinë e të menduarit për afrimin e ditëve të relaxit, këshillon Psikologji. Kjo këshillë gjen mbështetje edhe nga statistikat mjeksore të cilat kanë vërtetuar se rreziku i një infarkti në zemër apo i një “depresioni të shezlongut” është më i lartë menjëherë pas ditëve të para të pushimit.
“Post-pushime” dhe plane të reja
Dhe në fund të fundit mos harroni: pushimi është vetëm një largim i përkohshëm nga e përditshmja. Ai që ëndërron për pushime dhe parajsë duhet të kuptojë se dy apo tre javë pushime nuk do të mund të balancojnë kurrë 49 apo 50 javë të punës stresante. Ndaj dhe është mirë që edhe jeta juaj post-pushimit të përmbajë brenda elemente të tij: një drekë apo darkë jashtë shtëpisë me familjen dhe miqtë, një shëtitje, një aktivitet sportiv, apo qoftë edhe duke i hedhur herë pas herë një vështim nostalgjik albumit fotografik. E nëse nuk ndihmon asgjë, askush nuk ju pengon të planifikoni pushimin e ardhshëm … të paktën në kokën tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje