Dega e turizmit dhe udhëtimeve është një ndër më fitimprurëset në Turqi. Ky vend është destinacioni më i preferuar turistik për miliona pushues të huaj. Por pandemia e coronavirusit e ka paralizuar tani këtë sektor.
Që pas ndalimit të fluturimeve në mars, dega e turizmit në Turqi ka pasur humbje të mëdha sipas Entit turk të statistikave (TÜIK).
Krahasuar me një vit më parë, rënia në prenotimet e hoteleve ka qenë me 55,2 për qind. Ndërkohë që dega e turizmit është për Ankaranë burimi më i rëndësishëm i të ardhurave – pikërisht tani edhe në sfondin e krizës ekonomike që nga vera e vitit 2018.
Për këtë arsye qeveria turke e ka tani me ngut: Ankara do që sa më shpejt të jetë e mundur të shfuqizojë kufizimet për udhëtime, në mënyrë që sezoni turistik 2020 të nisë me përpikëri për të pritur turistët në plazhet turke.
Duke filluar nga mesi i qershorit do të lejohen fluturimet ndërkombëtare.
Ministria e Turizmit e argumenton planin e hapjes me faktin se Turqia e ka nën kontroll krizën.
Në luftë kundër virusit, Turqia, sipas të dhënave të veta, ka pasur sukses: Spitalet ia kanë dalë që ta përballojnë dyndjen e pacientëve, infeksionet e reja janë në rënie që nga fillimi i muajit maj dhe kuota e vdekjeve nga virusi është relativisht e ulët krahasuar në nivel ndërkombëtar.
Një program certifikimi për më shumë siguri
Që sipërmarrjet turistike të rifillojnë nga puna, një komision ekspertësh nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit ka përpiluar masat e sigurisë.
Pasi pandemia është përballuar, Turqia tani do të marrë një rol paraprijës në degën e turizmit, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nuri Ersoy.
Sikurse njoftoi Ministria e Turizmit do të vihet në jetë një “Program i certifikimit për turizëm të shëndetshëm”.
Hoteleritë, aeroportet, shoqëritë ajrore, bizneset e gastronomisë dhe strehimit do të verifikohen, nëse i respektojnë standardet e kërkuara për higjienën dhe sigurinë.
“Punonjësit e hoteleve në kuadër të programit të certifikimit do t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore si dhe testit për CPVID-19”, deklaroi zëdhënësi i Shoqatës së Sipërmarrjeve të Udhëtimit Tur Operatörleri Platformu, Cem Polatoğlu.
Një mjek do të jetë 24 orë në dispozicion.
Për të ruajtur distancat e nevojshme mes njerëzve dhe personelit hotelet do të punojnë vetëm me 60 për qind të kapaciteteve që kanë.
Restorantet lejohen të presin vetëm 500 klientë dhe ushqimi do t’u shërbehet në tryezë.
Klientët duhet të shkojnë duke ruajtur distancat në plazhe dhe për çdo dalje në plazh duhet të regjistrohen.
Diskotekat dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura tërësisht, vuri në dukje Polatoglu.
Rrezikim i ekzistencës
Kryetari i shoqatës së hotelerisë në Turqi, TÜROB, Müberra Eresin, tërhoqi vëmendjen, se ndërkohë hotelet kanë filluar të përgatiten për pritjen e turistëve.
Por shoqata megjithatë është skeptike. Fakt është, thotë ai, që po jetojmë në një kohë të jashtëzakonshme me pak siguri planifikimi.
“Shpresojmë që në mes të qershorit të ndërmerren hapat e parë në këtë degë. Por është ende e vështirë të vlerësosh, nëse do të mund ta arrijmë objektivin financiar deri në fund të vitit”.
Prioritet ka megjithatë shpëtimi i jetës së njerëzve si dhe i vendeve të punës, thotë Eresin.
Sipas sindikatës për të punësuarit në degën e turizmit në Turqi, DISK, rreth 2,5 milionë vende pune janë në varësi të industrisë së turizmit.
Nëse zbutja e kufizimeve për udhëtimet do të jetë shpëtimi, kjo varet edhe nga dëshira apo predispozita që mund të kenë turistët për të shkuar në Turqi, pavarësisht masave të rrepta të higjienës dhe sigurisë që po ndërmerren në këtë vend. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri