LAJMI I FUNDIT:

Pupovci: Ndoshta rreth 1 mijë mësimdhënës janë tepricë në Kosovë

Pupovci: Ndoshta rreth 1 mijë mësimdhënës janë tepricë në Kosovë

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, i është rikthyer problemit të klasave ku më shumë ka mësimdhënës se nxënës.

Ai ka thënë se ka tepricë të mësimdhënësve në sistemin arsimor të Kosovës, pa treguar se çka do të ndodh me ta.

“Me formulën aktuale të financimit ndoshta rreth një mijë mësimdhënës janë tepricë në sistemin e arsimit. Mirëpo, ne vitin e kaluar kur kemi planifikuar buxhetin për sivjet të gjithë ata mësimdhënës i kemi mbajt në sistem”, deklaroi Pupovci në RTV 21.


“Nuk u kemi thënë komunave largoni nga puna 1 mijë mësimdhënës që ne të kursejmë disa para sepse ata nuk mund të financohen nëpërmjet formulës së arsimit”, shtoi ai.

Pupovci thotë se disa klasë që kanë numër shumë të vogël të nxënësve mbahen për hatër të mësimdhënësve.

“Ekzistojnë klasa të cilat janë me numër të vogël të nxënësve me qëllimin e vetëm që të mos largohen njerëzit nga puna”, tha Pupovci.

“Kur bëhet një rritje e pagave, nëse bëhet për një numër më të vogël nuk është mirë të bëhet me koston e largimit të dikujt nga puna. Krejt këto përllogaritje kërkojnë kohë dhe saktësi”, theksoi Pupovci.

Në trend Lajme

Më shumë
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori