LAJMI I FUNDIT:

Pupovci bën fajtorë edhe prindërit për dhunën ndaj nxënësve

Pupovci bën fajtorë edhe prindërit për dhunën ndaj nxënësve

Shoqëria kosovare ka ecur përpara në kuptimin e vetëdijes dhe gjykimit të sjelljes në shkollë, edhe të mësimdhënësve e edhe të nxënësve.

Kur qytetarët e shohin që një mësimdhënës e godet nxënësin, atë e konsiderojnë si sulm mbi nxënësin, e jo siç është konsideruar në të kaluarën – dënim. Por ne kemi prindër, të cilët edhe në sjellje jo të mira e mbështesin fëmijën e tyre. Ose edhe më keq, e mësojnë fëmijën që të bëjë vepra të këqija.


Dhe tek ne nuk ekzistojnë mekanizma që ndaj atyre prindërve të merret ndonjë masë, ka thënë në intervistën për “E diela me Kohën Ditore” eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci.

Mësimdhënësi, sipas tij, nuk e gëzon respektin e nxënësve nëse atë nuk e fiton me punë. Kjo, për arsye se mësimdhënësit më nuk janë kategoria e vetme e shkolluar në Kosovë, siç ishin dikur.

Pupovci ka thënë se masat ndëshkuese tani janë më të buta, por shkollat nuk i shfrytëzojnë sa duhet edhe mekanizmat që ekzistojnë për trajtimin e problemeve dhe dhunës nëpër shkollat e arsimit parauniversitar të Kosovës.

Vetë fakti që ne këto po i quajmë konflikte, e jo ndëshkim të nxënësit, tregon se kjo shoqëri ka ecur përpara në kuptimin e vetëdijes. Pra, thjesht, kur sot e shohim që një mësimdhënës e godet nxënësin, ne atë e konsiderojmë si sulm të tij mbi nxënësin, e jo siç është konsideruar në të kaluarën – dënim, ka thënë ndër të tjera profesor Dukagjin Pupovci.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori