LAJMI I FUNDIT:

Punonjësi i autolarjes e përplasë në mënyrë misterioze një Tesla Model X (Foto)

Punonjësi i autolarjes e përplasë në mënyrë misterioze një Tesla Model X (Foto)

Në një autolarje në Kinë, punonjësi e ka përplasur makinën Tesla, derisa po e dërgonte për ta parkuar.

Fillimisht ai është ndeshur me një mbrojtës metalike, pastaj e ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar për trungun e pemës, transmeton Telegrafi.

Megjithëse shumë thonë se ai e ka aktivizuar autopilotin, vetë punëtori e mohon një gjë të tillë, por nuk di të tregojë si ndodhi ngjarja.


Në anën tjetër, pronari i veturës është larguar nga vendi ngjarjes, para se të vijnë forcat e rendit, duke rritur dyshimin se ky Model X ka qenë i dëmtuar, apo është i vjedhur.

Madje, për dy muaj po bëhen hetime se ku mund të jetë, por nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Në anën tjetër, askush nuk është lënduar gjatë aksidentit të kësaj makine që ka teknologji të lartë, e cila me këtë rast ka marrë dëmtime të mëdha. /Telegrafi/