Një person i cili është punonjës në firmën e ankuesit në vazhdimësi përgjatë dy viteve kishte kryer vjedhje duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 01:00, në Fushë Kosovë.


“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar punonjës në firmën e tij në vazhdimësi përgjatë dy viteve kishte kryer vjedhje duke I shkaktuar dem te konsiderueshem. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje”, thuhet nw raport.