LAJMI I FUNDIT:

Një person bie në një gropë të një vend punishteje në Vushtrri

Një person bie në një gropë të një vend punishteje në Vushtrri
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka rënë në një gropë të një vend punishteje.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri, ku viktima mashkull ka pësuar edhe lëndime trupore.

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima mashkull kosovar kishte rënë në një gropë të një vend punishteje në afërsi të hekurudhës, me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësor”, njofton Policia.


Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/