LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët teknikë të sektorit privat thirrje deputetëve: Votojeni ndarjen e mjeteve nga Trusti

Punëtorët teknikë të sektorit privat thirrje deputetëve: Votojeni ndarjen e mjeteve nga Trusti

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, iu ka bërë thirrje deputetëve që të enjten ta votojnë tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Fondi Pensional (Trusti).

Përmes një komunikate për media, ata kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të bëhen të sinqertë me punëtorët e sektorit privat të Kosovës dhe ta votojnë këtë ligj.


“Duke u nisur nga gjendja e rëndë socio-ekonomike, nga inflacioni i lartë, varfri e përcjellë edhe nga periudhat e kaluara, nga kreditë e rënda që s’po mund t’ia dalim t’i shlyejmë, nga pagat sa për t’i thënë pagë, që as për një javë s’po na mbulojnë, duke u nisur nga ajo se nga ky popull dhe më mirë të themi shumica e punëtorëve të sektorit privat ju votuan me bindje se ju do ti mbroni interesit e tyre ligjore më mirë se të tjerët , ju bëj apel pozitë e opozitë që ta votoni ligjin për ndarjen e 30% të trustit. Së paku njëherë pas dy vitesh bëhuni të sinqertë me punëtorët e sektorit privat të Kosovës dhe votoni këtë ligj”, thuhen në deklaratën e punëtorëve teknikë të sektorit privat.

Ndryshe, Projektligji që mundëson tërheqjen e një pjese të kursimeve nga Trusti, sërish do të jetë në shqyrtim në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.

Më 7 dhjetor 2022, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere kishte miratuar kalimin e propozimit për tërheqjen nga Trusti për ta dërguar në Kuvend. Nga nëntë vota, katër ishin për, tri kundër dhe dy abstenime. Deputetët që kanë abstenuar ishin Visar Korenica dhe Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa për ishte Duda Balje që është pjesë e koalicionit qeverisës.

Për kalimin e këtij Projektligji nevojitet shumica e thjeshtë e votave të deputetëve që marrin pjesë në votim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori