Punëtorët teknik të UP-së, Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të disa shkollave të Prishtinës sot kanë ndaluar punën e tyre për një orë për të protestuar për shkak të pagave të ulëta.
Rreth një mijë punëtorë teknik sot kërkuan që pagat e tyre minimale nga janari i vitit 2020, të jenë 350 euro.
Në mbështetje të kësaj proteste ishte dhe Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ndërsa njohës të çështjeve ekonomike vlerësuan se kërkesat e këtyre punëtorëve janë të drejta për pagë të dinjitetshme.
Protestë mbajtën edhe punonjësit e këtij profili në fakultetin Filologjik, të cilët theksuan se ky lloj organizimi i protestave nuk do ta ndalet në realizimin e kërkesave për rritje të pagave dhe zbatimin e marrëveshjes kolektive.
Bukurie Haziri përfaqësuese e mbi 200 punëtorëve teknik në Universitetin e Prishtinës, theksoi se paga aktuale e tyre është 230 euro dhe nga viti i ardhshëm nuk pranojnë të kenë më pak 350 euro.
“Sot po protestojmë, kemi protestuar edhe një muaj më herët për shkak të rritjes së pagave dhe mendimi i të gjithë punëtorë është që paga minimale të jetë 350 euro. Për momentin ne kështu shpresojmë dhe do të qëndrojmë parapa kërkesave tona. Edhe nesër e kemi në këtë formë, tani të shohim se si po merret vendimi dhe se si po arrihet marrëveshja me staf. Paga tani për tani është 250 euro, 230 euro i marrim, kështu që nën 350 asnjë nuk janë të pajtimit me qenë paga më e ulët”, tha Haziri.
Edhe punëtorët teknik të Qendrës së Studentëve ishin sot në protestë prej orës 10:00 deri në 11:00, të cilët kërkuan rritje pagash.
Adile Rexhepi përfaqësuese e 28 punëtorëve teknik të kësaj Qendre, tha se kërkesat për rritje të pagave nga 230 euro në 350 euro nuk do të ndalen asnjëherë deri në zbatim.
“Rritje të pagave minimumi 350 euro, ngase i kemi pagat e vogla dhe nuk po mund të mbijetojmë. Kështu që sot jemi në protestë një orësh, ashtu edhe nesër, pastaj marrim hapa të tjerë. Nëse nuk ka ndonjë veprim në këtë drejtim, ne kemi me hyrë në grevë derisa të plotësohen kushtet tona”, theksoi Rexhepi.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi thotë për KosovaPress se kërkesat e punonjësve janë të drejta për pagë 350 euro dhe implementim të ligjit dhe marrëveshjes kolektive.
Azemi pati një porosi për kompanitë privat që të kenë kujdes gjatë nënshkrimit të kontratave me Qendrën Studentore, me Universitetin e Prishtinës, Rektoratin e Prishtinës dhe me komunën e Prishtinës, pasi kontratat e reja duhet të jenë me pagë 350 euro dhe pagesa e tatimit në paga, ngaqë në sektorin privat janë humbur miliona euro duke iu shmangur këtyre tatimeve.
“Ky lloj proteste, kemi pasur presione të mëdha që edhe shumë kompani nga Gjakova, Mitrovica, Obiliqi, dhe Vushtrria dhe shumë komuna të tjera, por megjithatë ne ju kemi hyrë në hak që nuk i kemi lënë të futen në këtë protestë, sepse nuk kemi mundur ta menaxhojmë gjithë situatën dhe tash për tash përafërsisht janë 40 vend punishte ku sot kanë protestuar këta punëtorë. Profili i punëtorëve të tillë e kalon shifrën mbi 10 mijë punëtorë, punëtorë teknik në Kosovë që punojnë me këtë profil të punës”, deklaroi Azemi.
Ndërsa, eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu, thotë për KosovaPress se protestat e sotme janë të arsyeshme për faktin se janë krijuar politika të gabuara me rritje ta pagave në sektorin publik.
Ish kryetari i OEK tha se politikëbërja e deritanishme për të punësuarit dhe formën e pagesës është një padrejtësi e cila Kosovës do t’i kushtojë shumë shtrenjtë, jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen.
“Definitivisht këto protesta e kanë arsyeshmërinë e vet s’e janë si produkt i një politike të gabuar të Qeverisë dhe institucioneve që për të blerë dëgjueshmërinë e qytetarëve iu rrisin pagat, dhe ato paga nuk i paguan qeveria, por ai buxhet bëhet nga sektori privat dhe nga qytetarët e Kosovës. Prandaj, është një padrejtësi e cila Kosovës do t’i kushtoi shumë shtrenjtë, jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen. Ajo çka është më shqetësuese, është fakti tjetër që në aspektin psikologjik e kanë mbjellë një demotovim të të rinjve për t’u qas në sektorin privat, për të pasur ide kreative dhe inovative. Për të keq sot Kosova është shndërruar për të ikur dhe jo për të qëndruar”, thotë Gërxhaliu.
E zyrtarë të institucioneve nuk janë deklaruar për kërkesat e punëtorëve. Protesta e punëtorëve teknik do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme po në këto institucione prej orës 10:00 deri 11:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht